Ukrainë, incident ajror në stërvitjen e NATO-s, vdesin 2 ushtarë

Ukrainë, incident ajror në stërvitjen e NATO-s, vdesin 2 ushtarë

Foto ilustruese

Në Ukrainë ka ndodhur një incident ajror në stërvitjen e NATO-s, ku një ushtarak amerikan ka mbetur i vdekur pas përplasjes së një avioni luftarak Su-27.

Lajmi për vdekjen e ushtarit është konfirmuar nga prokurori ushtarak i Kievit, i cili ka sqaruar se avioni po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s.

Avioni Su-27 është rrëzuar gjatë një fluturimi të simuluar luftarak dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës fillimisht ka lëshuar ​​një deklaratë në Facebook që përmendi shtetësinë e dy pilotëve.

Na vjen keq për të informuar se sipas ekipit të shpëtimit janë zbuluar trupat e dy pilotëve: njëri është një ushtarak i Forcave Ajrore të Ukrainës, tjetri është anëtar i Gardës Kombëtare të SHBA-ve.           

                          Prokurori ushtarak i Kievit

Su-27 bëhet e ditur se po merrte pjesë në Clear Sky 2018, një stërvitje ushtarake e përbashkët me anëtarët e NATO-s që zhvillohet nga 8 deri në 19 tetor në Ukrainën Perëndimore. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë përfshijnë SHBA, Belgjikën, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën, Poloninë, Estoninë, Holandën, Poloninë dhe Rumaninë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 20/10/2018 03:48

    Me siguri ketu ka gisht Rusia.

    Përgjigju
  • Ilo: 17/10/2018 01:01

    Epo keshtu ndodh kur behet hapsira e nje vendi lesh arapi dhe nuk merr vesh kush nuk eshte i zoti i shtepise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet