Ulje e TVSH në 6% për ngritjen e bujtinave

Ulje e TVSH në 6% për ngritjen e bujtinave

Bujtina

Agroturizmi me programin e 13 fshatrave është një mundësi reale punësimi. Kryeministri Edi Rama, gjatë turit të llogaridhënies në Gjirokastër bëri të ditur se ky qark ka potenciale të mëdha zhvillimi në sektorin e agroturizmit.

Ai tha se përmes lehtësirave fiskale po nxitet zhvillimi i agroturizmit, si një rrugë e mirë zhvillimi dhe punësimi, me rroga shumë më të larta se në shtet.

Sot numri i hoteleve dhe bujtinave është mbi 15, ndërsa para pak viteve ishte 2-3. Panorama ka ndryshuar. Gjirokastra është një zonë kufitare që ka jetuar me emigracion, do të vijojë të jetojë si një zonë kufitare, ne duhet t’i japim mundësi të ngrihet mbi potencialet e veta. Nëse kthen kokën pas, nga sot dhe dje ka ndryshim, por ka ende shumë për të bërë. Në dy muajt e fundit janë 320 të punësuar në Gjirokastër, por ka një shkallë të lartë të refuzimit të punës në privat, tendenca është për të marrë një punë në shtet. Nëse kthehemi pas shumë vite, sot jemi në pozicion tjetër. Deri pak vite më parë numëroheshin me gjysmat e gishtërinjve të njërës dorë bujtinat apo hotelet, sot janë mbi 15 të tilla dhe të tjera po hapen. Ka rritje të konsiderueshme të turistëve.

Po të shikojmë vlerën e shtëpive, ajo është rritur. Në një ekonomi që bie, nuk rritet vlera e shtëpisë, nuk bën sens. Gjirokastra dhe zonat përreth ka, në tërësi pasurinë e vet e kanë te turizmi. Krijimi i kushteve për të pasur më shumë turizëm është detyrë e qeverisë në bashkëpunim me pushtetin lokal. Në këtë drejtim, ka përfunduar faza e parë e restaurimit të Pazarit, ku janë restauruar vetratat, dritaret. Shumë shpejt do të fillojë faza e dytë. Të cilën për shkak të sezonit e kemi bërë gati të nisi në shtator. Në Libohovë ku isha, është nata me ditën ndryshimi falë investimeve tona. Tepelena s’bëhet fjalë ta krahasosh me atë të viteve më parë. Edhe shokët e Tërmetit (Peçit, kryetarit të Bashkisë) mezi shkonin. Tani ka turistë. Duam të investojmë te agroturizmi. Të gjitha zonat, e Këlcyrës, Libohovës, të gjitha zonat që kanë një atraksion turistik kanë një mundësi të mirë tashmë për të pasur zhvillim.

Pasi të gjithë ata që do të investojnë për t’i kthyer në bujtina shtëpitë e tyre, apo që kanë disa dhoma, apo dhe për të ndërtuar hotele pak më të mëdha. Por po flasim për shtëpitë ekzistuese që kthehen në bujtina kryesisht, do t’ju japim një paketë mbështetje, ku TVSH do të jetë 6% ashtu si hotelet me katër apo pesë yje. Duhet vetëm pak imagjinatë, kurajo dhe vullnet për punë dhe atë që duket se janë të dënuar të jetojnë në varfëri të mund të bëjnë biznes e të fitojnë më shumë se sa një rrogë shteti. Në Gjirokastër, kemi 320 punësime nga zyra e punës, po ashtu kemi refuzimet më të mëdha për punë. Pjesa tjetër të ardhura nga emigracioni./ata/

Kryeministri i vendit, Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës