POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Ulje historike e papunësisë', Paloka-Ahmetajt: Palaço, detyruat mbi 500 mijë shqiptarë të ikin

Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se është shënuar niveli më i ulët historik i papunësisë.

Paloka shkruan në ‘Facebook’ se kjo është qeveri palaçosh, pasi ka detyruar mbi 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi dhe deklaron me paturpësi se është ulur papunësia.

Sipas tij, është rritur numri i shqiptarëve të mbetur të papunë që largohen nga vendi dhe palaçot këtë e paraqesin si ‘sukses’.

Qeveri palacosh; kane detyruar mbi 500 mije shqiptare te largohen nga vendi dhe deklarojne me paturpesi se eshte ulur perqindja e te papuneve.

Ne fakt vendet e punes jane ulur , eshte rritur numri i shqiptareve te mbetur papune qe largohen nga vendi dhe palacot kete e paraqesin si “sukses”, si ulje te numrit te te papuneve ne vend...

Edi Paloka, nënkryetar i PD

d.co.
Komento