'Unaza e Madhe', ARRSH: Sot u vlerësuan 10 objekte të tjera, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (FOTO)

'Unaza e Madhe', ARRSH: Sot u vlerësuan 10 objekte të tjera, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje (FOTO)

Punonjësit e ARRSH-së në terren, për shembjen e ndërtesave pa leje

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme procesin e vlerësimit të banesave në kuadër të projektit për rehabilitimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

ARRSH bën me dije se janë verifikuar 10 objekte, kryesisht disa katëshe, për të cilat pronarët kanë depozituar dosje pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar personalisht që t’u nënshtrohen vlerësimeve dhe procesit të shpronësimit.

Duke llogaritur dhe objektet e verifikuara më parë, ARRSH bën me dije se janë vlerësuar 82% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH. Ndërkaq, ARRSH njofton se ky proces verifikimi do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Në datë dy dhjetor, edhe një pjesë tjetër e banorëve të 'Unazës së Re' janë ndërgjegjësuar dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARRSH-në, duke zhvendosur mobiliet dhe materialet elektroshtëpiake dhe duke bërë vetë çmontimin e objekteve.

Paralelisht me prishjen e banesave pa leje dhe zhvendosjen e banorëve nga ndërtesat, ndërmarrjet bashkiake kanë vijuar punën me çmontimin dhe zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve që gjenden në këtë aks rrugor. Sipas bashkisë, puna kryhet kryesisht gjatë orëve të natës, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë