'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 39 të protestës, deputeti i LSI-së: I mbështesim studentët, politikanët të marrin shembull nga ata

Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" janë futur këtë të mërkurë në ditën e 39 të protestës ndaj projektit "Unaza e Madhe". Ata vijojnë të kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.  

Të veshur me jelekë fosforeshentë, ata kërkojnë me megafon nëpër duar edhe arrestimin e cdo politikani që sipas tyre është përfshirë projektin e "Unazës së Madhe", konkretisht atë të kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri. Ata përkrahen në kërkesat e tyre, sikurse janë përkrahur në më shumë se një muaj, edhe nga deputetë të opozitës, sikurse Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ky i fundit, sikurse banorët e zonës, shprehu mbështetjen e opozitës ndaj protestës studentore dhe u bëri thirrje politikanëve që të mësojnë nga organizimi i paqtë i tyre.

"Larg shtëpive tona", "O Erion, o hajdut", "Shtëpia jonë është jeta jonë", "Na ndihmoni qytetarë të mbrojmë fëmijët tanë", këto janë disa nga parrullat e banorëve që mbahen nëpër duar e brohoriten njëzëri. 

Banorët e mbështesin tanimë qëndrimin e tyre edhe tek materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", të cilat ngritën dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk". Dje, Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka kallëzuar kompaninë  “DH Albania” për dy vepra penale në Prokurorinë e Tiranës; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. (Lexo këtu)

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 17:44
    Deputeti i LSI-së: I përkrahim studentët, politikanët të marrin shembull nga ata

    Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përkrahu nga protesta e banorëve të "Unazës se Re" studentët, duke u shprehur se politikanët duhet të marrin shembull nga mënyra paqësore dhe e organizuar e tyre.

    Më tej, Braimllari u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk do t'ia dijë për qytetarët pasi sipas tij, nëse do kishte interes për to, do të kishte kontribuar deri më tani për mirëqënien e vendit dhe do t'i kishte shmangur protestat e banorëve të "Unazës së Re" dhe të studentëve. 

    "Ky vend ka të keqen e papunësisë, të varfërisë. Cdo e keqe tjetër lidhet sëbashku me këto të përmendura dhe fajtori ka vetëm një emër, Edi Rama", u shpreh deputeti i LSI-së. 

    /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • robi: 13/12/2018 08:32

      Ky Edhjet ( Epshurr) brahimk** apo barkderri eshte deputeti me shpirtzi i parlamentit dhe me shpifesi dhe nuk ibehet vone aspak per shpellaret e unazes por vetem per interesat e leshitdhise....

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

    GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin