Unaza e Madhe/ Kush është familja Nela, kryefamiljari ish-zyrtar i pronave në kohën e PD-së

Unaza e Madhe/ Kush është familja Nela, kryefamiljari ish-zyrtar i pronave në kohën e PD-së

Lindita Nela, bashkëshortja e ish-funksionarit të PD-së

Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe një tjetër banesë u rrafshua sot në zonën e Laprakës, ndërsa situata u tensionua për më shumë se dy orë, pasi pronari Bujar Nela së bashkua me bashkëshorten, Lindita Nela u ngujuan në katin e dytë (lexo këtu).

Sipas tyre lajmërimi u kishte shkuar vetëm dje se banesa nuk do të legalizohej, ndërsa bashkëshorti u shpreh se nuk kam ku të shkoj pasi ‘’kam nënën 94-vjeçe dhe dy vajza 15-vjeçe” duke paralajmëruar se do të vetëflijohet. Por policia ndërhyri duke i nxjerrë nga banesa për t’i hapur rrugë IKMT që shembi banesën, ndërkohë që gruaja kaloi një gjendje të fikti.

Por kush është familja Nela? Bujar Nela e kishte ndërtuar banesën në vitin 1997 pa leje dhe ALUIZNI nuk e legalizoi, ndërsa nuk jetonte në dykatëshen që u shemb. Ai e kishte dhënë katin e parë me qira për dy biznese, ndërsa po ashtu edhe katin e dytë me qira për banim. Familja Nela jetonte në një tjetër shtëpi në Tiranë, ndërsa ka edhe një biznes te ‘Inxhinieria e Ndërtimit’. Bujar Nela në kohën e PD-së në pushtet ka qenë punonjës i zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërsa gruaja e tij është mësuese në Vorë.

Ora 14:03
Ja kush është Lindita Nela, kundështoi vendimin për prishjen e banesës dy katëshe në Laprakë( FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • MINUSHE: 05/12/2018 13:02

      na ruaj o zot nga fshataret! Kane nje mentalitet per t,u "admiruar"

      Përgjigju
    • Qani gozhda: 04/12/2018 21:42

      Yyyt orbillë femër je dhe mësuese ti plehrë.

      Përgjigju
    • Donela: 04/12/2018 16:58

      E shkaterruan,e vodhen kete vend te pangopurit dhe maskarenjte,pa leje 3 shtepi,dhe je mesuese,pac turp qe je dhe ne arsim,c'fare do ti mesosh femijeve ti mizerje si vidhet prona e tjetrit pac faqen e zeze

      Përgjigju
    • aldi: 04/12/2018 15:50

      ahahah 3 ndertesa te dhena me qera mendo sa para i ka marre asaj godine edhe hiqen sikur skan ku te ven ... ju jeni per te ardhur keq jeni te krimbur ne para dhe prandaj nuk ju hyn ne sy ai bonusi i qerase...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë