'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 68-të, Basha: Kërcënimet e Ramës nuk pinë ujë

'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 68-të, Basha: Kërcënimet e Ramës nuk pinë ujë

Lulzim Basha në protestën e Astirit

TIRANË- Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë ditën e sotme në ditën e 68-të të protestës. Pasi bllokuan rrugën në të dy akset e saj, banorët e Astirit me thirrjet "E duam Shqipërinë pa Edi Ramën" ndaj kryeministrit kanë vijuar protestën kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.

Në mbështetje të banorëve ditën e sotme ishte dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

"Shembulli është para syve tuaj. Kur ke një kaozë të drejtë dhe mbron shtëpitë tuaja nuk rrëzohesh. Qytetarët nuk rrëzohen por rrëzohet ministri i korruptuar. Merita e madhe e këtyre banorëve është se kërcënimet e Ramës nuk pinë ujë. I quajtën qytetarët shpellarë, zaptus dhe pushtues,"-tha kryetari i PD-së.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Në protestat e mëparëshme, banorët kanë kërkuar plotësimin e 6 kërkesave. Ato janë: Anulimi i projektit të Unazës së Madhe; Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat; Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet; Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij; Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave; Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese