“Unë e mbaj familjen por nuk më mbështesin”, këngëtarja shqiptare e pranon hapur

“Unë e mbaj familjen por nuk më mbështesin”, këngëtarja shqiptare e pranon hapur

Këngëtarja Jeta Faqolli

Ndoshta nuk e keni vënë re, por nga fakti që ajo shfaqej pothuajse gjithmonë në ekranet shqiptare, ylli i muzikës ka më shumë se dy vite që është shkëputur. Gjithsesi Jeta Faqolli ka vendosur të rikthehet sërish në tregun muzikor shqiptar. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së saj. Jeta tha se prindërit nuk e kanë mbështetur aspak në pasionin që ajo kishte për këngën.

 “Që e vogël kam bërë mësime për instrumentin e mandolinës. Kam bërë dhe disa aktivitete, por shumë pak sepse prindërit e mi ishin shumë fanatikë dhe nuk më lejonin. Pas shkollës 8-vjeçare edhe ditëlindjet i kam patur të ndaluara, kam qenë shumë e mbyllur. Kam patur shumë ëndrra dhe i kam nisur me shumë vonesë kur kam ardhur në Tiranë dhe di unë ç’kam hequr derisa mora në dorë timonin e jetës time. Edhe prindërit më vonë e panë që nuk kishte asgjë të keqe të merreshe me muzikë. Kanë qenë vite të vështira për vajzat në atë kohë sepse kishte shumë rrëmbime, ndërkohë prindërit e mi kishin vetëm 4 vajza dhe nuk dinin si t’na mbronin.

Vite më vonë unë i kam kritikuar, megjithatë ky ka qenë fati im. Më kanë ngelur shumë gjëra të parealizuara, tani është shumë vonë, por të paktën kam arritur diçka tjetër. Prindërit e mi janë indiferentë për muzikën time, nuk janë bashkëpunues. Çelësi i suksesit është mbështetja familjare, gjë që unë nuk e kam patur. Pavarësisht se nuk e shprehin, prindërit tani besoj janë shumë të kënaqur sepse unë jam ajo që mbaj familjen. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ndërtuar karrierën time me forcat e mia. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë jam shumë e qetë,”- tha Faqolli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale