'Unë jam ngelësi ndërkombëtar', Rama i përgjigjet studentit të UBT-së: Keni ditë që vetëm bërtisni dhe s’flisni (VIDEO)

Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi ta marrë fjalën duke artikuluar “përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar”. Fill pas kësaj fjalie, studenti i doli në mbrojtje dy të tjerëve që iu kundërvunë Ramës dhe rektorit Brahri Musabelliut, si dhe studentëve protestues.

“Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar. S’më pëlqen se si ju iu kthyet dy studentëve, studentes së parë dhe tjetrit. Madje s’më pëlqeu fakti se si justifikoheni dhe hiqni përgjegjësinë nga institucioni juaj dhe ia vini Universitetit. Ne të kemi zgjedhur. Më pëlqeu përgjigja e studentit dhe shpresoj që rektori mos ta kapë personale me të dhe mos të ngelë. Ju thoni ‘katranjozët protestojnë’, por ata kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre. Kjo është e papranueshme dhe të na fusni të gjithë me një thes”, tha studenti.

Rama iu përgjigj duke u fokusuar tek reforma në arsim dhe duke i cilësuar se pavarësisht problemeve në arsim, shkolla e lartë tanimë nuk merret dot as me lekë dhe as me mik.

“Shumë faleminderit! E para eprori nuk je as ti as ajo vajza. As unë s’jam. Të flas unë, se s’të ndërpreva. Për veten time e kam merak të fitoj debatet. Por është barazi. Nuk kam çfarë mendoj. S’jam ai politikani që bën sikur kupton dhe bën si i butë. Eprori nuk është as ti as e as ajo vajza. Epror bashkë me fjalën ‘këllqe’ lëreni jashtë, dhe shikojeni në fjalor. Kam ardhur të flasë për përgjegjësi dhe jo për faj. Ju keni 13 ditë që bërtisni dhe s’flisni. Unë pres që ju të flisni. Kush është në vit të parë? Më thoni pak ka ndonjë që ia ka zënë vendin dikush tjetër? Keni futur mik? Keni dhënë lekë? Tani është radha ime për të folur. Sot nuk e çan dot as me lekë, as me mik. Kur ka pikët më të larta, zgjedh djalin e bariut dhe jo djalin tim. Kujt ia kërkoni këtë përgjigje kur jepni lekët për të marrë provime?”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot