Ura e Kurçajt në Krujë drejt shkatërrimit, asnjë përkujdesje për monumentin kulturor

Është monument Kulture, por mungesa e vëmendjes nga ana e shtetit ka bërë që ura, e cila ndodhet mbi lumin Zerzës, në fshatin Kurçaj të Krujës të shkojë drejt degradimit total. I përket shekullit XVIII dhe ka një pamje mjaft të bukur, por për shkak të lënies në harresë ura tashmë është e pakalueshme.

Shirat e kohëve të fundit kanë bërë që pjesët, të cilat lidhen me brigjet e lumit, të jenë të shkëputura tërësisht. Banorët dhe historianë të zonës thonë se shpesh janë ankuar për gjendjen në të cilën ndodhet ura, por deri tani asnjë nga përfaqësuesit e monumenteve të kulturës nuk ka denjuar për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet ky objekt, monument kulture i kategorisë së parë.

Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet një monument kulture i kategorisë së parë kërkohen një ndërhyrje emergjente, në të kundërt ura e Kurçajës mbi lumin Zerzë rrezikon të zhduket nga harta e monumteve me vlera të veçanta historike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët