Urdhëri/ Sigurimet për të vetpunësuarit, mënyra e re si do paguhen

Prej disa muajsh ministria e Financave ka ndërmarrë një fushatë për ti kërkuar fermerëve që të paguajnë kontributen për llogaritjen e pensioneve. Gjithashtu edhe qytetarëve që i paguajnë vet kontributet u kështë kërkuar që të futen në skemë për shkak të përfitimit të një pensioni më të lartë. Aktualisht numri i të vetpunësuarve që paguajnë kontributet është më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Për këtë arsyje Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegon mënyrën se si bëhet pagesa e kontributeve për të vetpunësuarit dhe shuma që duhet të derdhin çdo vit.

“Sigurimet vullnetare mund ti paguajnë: Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”- thuhet në manualin e ISSH.

Çfarë përfitohet?

Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues. Pensionit të plotë të pleqërisë.  Pensionit të reduktuar të pleqërisë. Pensionit të invaliditetit. Pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Në sigurimin vullnetar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

Pagesa

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar). 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufijtë e pagës maksimale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët