Urdhri i Ahmetajt: Brenda datës 31 dhjetor 2018, të largohen nga zonat e banuara kazinotë (LETRA)

Afati për zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara është 31 dhjetori i këtij viti. Zyrtarisht, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar përmes një letre, Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, të nisë punën për zhvendosjen e salloneve të kumarit jashtë qyteteve. 

Në letrën e kreut të Financave të cilën e ka siguruar Report Tv, theksohet se "ligji për lojërat e fatit parashikon se, brenda datës 31 dhjetor 2018, të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat".

Letra e Ahmetajt për Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Ahmetaj i kërkon Autoritetit të zbatojë ligjin dhe të mbikëqyrë me korrektësi zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara sipas afatit të paracaktuar në ligj si dhe të raportojë çdo javë për numrin e subjekteve që zhvendosen.

Duke pasur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses të tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikëqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore. Në zbatim të detyrimeve ligjore, të merren të gjitha masat për përmbushjen e detyrimeve nga subjektet e Lojërave të Fatit dhe të raportohet në terma javorë mbi ecurinë e procesit.

Letra e Ahmetajt

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 15/09/2018 02:22

    Qeveria ( ligji ) duhet te te mbroj qytetaret nga mashtruesit. Ndalimi i teresishem do te ishte me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza