Ushqimet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë dhe rregullojnë PH në trupin tuaj

Ushqimet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë dhe rregullojnë PH në trupin tuaj

Frutat dhe perimet që rregullojnë PH në trupin tonë

Normat e lejuara të PH në gjak janë 7.35 dhe 7.45 që do të thotë që duhet të jetë lehtësisht bazik dhe alkalin. Gjatë përditshmërisë tonë na ndodh që konsumojmë ushqime që përmbajnë acid dhe që kanë efekte negative në  shëndetin tonë si gurët në veshka përkeqësimin kockave dhe të muskujve, kancer problem të mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës. Ushqimet alkaline ju ndihmojnë për të balancuar PH pasi përmbajnë natrium që shërben kundër aciditetit.

Listat e ushqimeve që duhet të konsumoni:

Perimet

Brokoli i gatuar  është plot me vitamina C dhe A, fibra dhe acid folik. Ju mbron nga sëmundje të ndryshme kronike dhe ju ndihmon në procesin e detoksifikimit natyror.

Lulelakra e gatuar përmban vitamina me veti anti-inflamatore dhe që mbrojnë nga sëmundja e kancerit, e zemrës dhe të trurit, madje edhe nga shtimi në peshë.

Lakra jeshile është e pasur me acid folik, magnez dhe vitaminë C e K. Parandalon kancerin si dhe përmirësion tretjen tuaj.

Karrota përmbajnë komponime alkaline natyrale, të cilat ju ndihmojnë të neutralizoni acidin e tepërt të stomakut, kolesterolin më të ulët, të përmirësoni vizionin dhe të minimizoni shenjat e plakjes.

Panxharët e gatuar përmbajnë mangan, kalium dhe japin efekt anti-plakje në trupin tuaj, zvogëlojnë inflamacionin dhe madje ju ndihmojnë të bieni nga pesha.

Ullinjtë

Ullinjtë e pjekur janë një burim i shkëlqyer vitaminë E dhe yndyrnave të pangopura, që shërbejnë si antioksidant natyror, zvogëlojnë shanset e shtimit në peshë, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe eliminojnë kolesterolin në gjak.

Spinaqi

Spinaqi përmban vitaminën A, C, K dhe kalcium, të cilat prodhojnë efekte anti-kancer, pastrojnë trupin tuaj, si dhe forcojnë kockat dhe flokët tuaja.

Fruta

Avokado përmban fibra të tretshëm.

Pjepri është i pasur me kalium, fibra dhe ushqyes të tjerë. Këto përbërës janë në gjendje të bëjnë kockat dhe dhëmbët më të fortë, të rritin sistemin tuaj imunitar dhe të përmirësojnë shikimin tuaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim