Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike

Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike

Presidenti serb, Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, "do të kenë pasoja katastrofike" nëse "dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur".

Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

"Dua t'i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu", tha Vuçiç, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt.

Vuçiç, po ashtu, tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të hënën, autoritetet e Kosovës paralajmëruan se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet