‘Ushtria evropiane’, Putin përçan SHBA dhe BE, mbështet idenë e Macron: Zhvillim pozitiv

‘Ushtria evropiane’, Putin përçan SHBA dhe BE, mbështet idenë e Macron: Zhvillim pozitiv

Trump, Merkel, Putin dhe Macron në ceremonitë e 100 vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore

Ideja e Presidentit francez, Emmanuel Macron për një ushtri evropiane, ka sens dhe është pjesë e një procesi pozitiv. Ky është opinioni i liderit rus, Vladimir Putin, i cili ndodhet në Paris në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Sipas Putinit, kjo ushtri do të mund të forconte natyrën shumëpolare të botës, raporton Reuters.

Më herët ndërkohë, Trump ka shprehur frustrim ndaj idesë së një force evropiane që mund të ketë si qëllim mbrojtjen e Evropës edhe përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump ka thënë se propozimi i Macronit, që sidoqoftë nuk ka gjetur përkrahje as nga Gjermania aleate, është një fyerje për SHBA-në. Sipas Macron, një ushtri evropiane do të zmbrapste kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia. Evropa, sipas Macron, duhet të mbrojë veten, ndërkohë që nuk mund të mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për mediat franceze, Putin tha edhe se nuk do të kishte një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Paris, por konfirmoi se ata do të takohen në prapaskenat e samitit të G20 në Argjentinë, më vonë këtë muaj.

Sipas mediave, Putin ka thënë se ai dhe Trump kanë vendosur të mos cenojnë axhendën e ceremonive në Paris me një takim të ndarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar

Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar