Ushtritë e 4 vendeve të hënën zbresin në sheshin 'Nënë Tereza', Xhaçka: Stërvitja më e madhe e vitit (VIDEO)

Rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare, do të zbresin të hënën, 24 shtator, në sheshin "Nënë Tereza" për të nisur stërvitjen më të madhe të vitit e quajtur "Albanian Lion 2018". Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale të bëhen pjesë e kësaj stëvitje ushtarake.

"Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin të hënën në sheshin "Nënë Tereza". Ejani me 24 shtator ora 11:00, të jeni pjesë e stërvitjes ushtarake më të madhe të vitit. AlbanianLion2018". 

Olta Xhaçka, postim në Facebook 
 

80 efektivë dhe 4 anije të Forcës Detare shqiptare prej më shumë se një jave janë angazhuar në Stërvitjen e Përbashkët “Albanian Lion 2018”. Stërvitja “Albanian Lion 2018”, e cila po zhvillohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria, po praktikon elementë stërvitorë të ndryshëm, duke përdorur edhe rajonet stërvitore të Forcës Detare.

Në Gjirin e Dukatit në Vlorë, po zhvillohen stërvitje të trupave me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë. Ndër elementët stërvitorë kryesorë të tyre janë kërkimi nënujor, gjetja e objekteve të ndryshme, nxjerrja e tyre në sipërfaqe, kërkime rrethore etj. Në stërvitjen zhytëse marrin pjesë mjete lundrimi të tre vendeve: Britanisë së Madhe, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, nga Kepi i Palit deri në Porto Palermo, Forca Detare me katër anije dhe një grup bordingu po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “RFA Lyme Bay” dhe një helikopter “Wildcat” duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Stërvitja “Albanian Lion 2018” po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto - Palermo, Rinas, Zall - Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. Ndërkohë, ditën e hënë, më datë 24 shtator, ora 11:00 do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Dita e Vizitorëve të Shquar të kësaj stërvitjeje, ku pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 22/09/2018 17:42

    o yes i will be watching.... albanian and brits together interesting to watch....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme