Ushtroi dhunë ndaj burrit, Gjykata
 e Tiranës dënon 49 vjeçaren

Ushtroi dhunë ndaj burrit, Gjykata<br /> e Tiranës dënon 49 vjeçaren
Një 49 vjeçare është shpallur fajtore nga gjykata e Tiranës për dhunën që ajo ushtronte ndaj bashkëshortit të saj.

Gruaja është dënuar me tre muaj burg për akuzën e “dhunës në familje”.

Gjyakat bën me dije se ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit 2014 në banesën e çiftit në kryeqytet, ku e pandehura  Vitore K. akuzohet të ketë ketë dhunuar bashkëshortin e saj F.K.

Dhuna e ushtruar i ka shkaktuar bashkëshortit plagë në hundë e sy.

Situata u denoncua një vit më vonë në Komisariatin e Policisë numër 4 në kryeqytet prej vetë bashkëshortit të dhunuar.

Gjatë gjykimit,  49 vjeçarja ka pohuar se ditën e ngjarjes bashkëshorti i saj kishte shkuar në gjëndje të dehur në shtëpi.

Pas debateve, ajo e ka shtyrë atë më forcë dhe ai është rrëzuar pasi nuk e mbanin këmbët prej pijes.

Por e pandehura nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg. Ajo do të qëndrojë në liri me kusht për një periudhë prej 18 muajshe, gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus