UT në kolaps, mungon asistenca teknike, dekonspirohen tezat e provimeve

 UT në kolaps, mungon asistenca teknike, dekonspirohen tezat e provimeve

Fakulteti i Histori-Filologjisë

Çoroditje, bllokadë dhe papërgjegjshmëri në Universitetin e Tiranës, i cili është shndërruar në arenë përplasjesh mes rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të ekonomikut Dhori Kule. Përplasja mes dy profesorëve Koni-Kule si dhe Konit dhe kancelarit, ka shtyrë Universitetin e Tiranës drejt kolapsit të plotë. Bllokada e krijuar ka prodhuar mungesën e asistencës teknike në Universitetin e Tiranës për mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe të funksioneve të tjera. Prej afro një viti nuk ka fotokopje, letra, bojë printerësh dhe mjete të tjera teknike për të mundësuar funksionimin e fakulteteve.

Teksa bota universitare po futet në sezonin e riprovimeve dhe provimeve, Universiteti i Tiranës është përballë dy standardeve: Ose studentët do të japin provim nëpër fletore apo fletë, si dikur, ose pedagogët do të jenë të detyruar t'i fotokopjojnë jashtë mjediseve të fakulteteve përkatëse.

Burime për Shqiptarja.com, thanë se disa teza provimesh të sezonit të riprovimeve në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë kanë dalë prej fotokopjeve, ku pedagogët janë të detyruar të kryejnë printime e shumëfishime. Dekonspirimi i tezave po nxjerr studentë të ‘shkëlqyer’ në provime. Burime për Shqiptarja.com thanë gjithashtu se Universiteti i Tiranës është përfshirë në një krizë të paprecedentë institucionale, pasoja e parë e së cilës është prodhimin i injorantëve me diploma.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit, kohë më parë, zhvilloi një kontroll në lidhje me veprimtarinë e Universitetit të Tiranës. Grupi i auditit doli me një raport, i cili mban firmën e Alqi Kushit, Mirela Bimos, Jeton Shehut, Iva Beliut dhe Bledar Biçokut. Kontrolli është realizuar në periudhën 16 shkurt deri më 3 mars 2018, ku janë gjetur një sërë shkeljesh. Grupi i punës e nis konstatimin e tij me mungesën e një rregulloreje për funksionimin e Universitetit të Tiranës, rregullore e cila sipas tyre ende s’është miratuar.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga ky grup është dhe ajo e zbatimit të ligjit për sinjalizuesit. Ku sipas raportit rektori ka nxjerrë një urdhër që s’është në kompetencën e tij por është e drejtë e senateve akademike. Ky raport nxjerr në pah dhe një skandal ku rezulton se prej korrikut 2017, sistemi elektronik ku hidhen të dhënat e studentëve, përfshi notat dhe mungesat, nuk funksionin; të paktën deri në mars 2018 kur është hartuar raporti kontrollit.

Por ky sistem, konstatojnë ekspertët e ministrisë, aktualisht bllokohet pasi rektori aktual i Universitetit të Tiranës dhe kancelari kanë përplasje mes tyre dhe është ndërruar çelësi i dhomës së serverit prej 15 shkurt 2017 dhe atë çelës e mban vetëm rektori. Ky raport konstaton shkelje dhe në lidhjet e kontratave të punës ndërmjet institucioneve arsimore dhe pedagogëve, ndërsa ndalet edhe tek mosrealizimi i të ardhurave që Universiteti i Tiranës nuk ka kryer për buxhetin e vitit 2017.

Më vonë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim dy profesorët Koni-Kule, duke sekuestruar të gjitha praktikat e tenderëve të zhvilluar në vite nga rektorati në Universitetin e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura