POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vardy 'thyen' akullin e 2019 në Angli, Arsenal dhe Totenham fitojnë bindshëm

Pamje nga ndeshja Arsenal - Fulham, e luajtur në Emirates Stadium

ANGLI- Arsenal e nis me fitore vitin 2019, në ‘mini-derbin’ e Londrës përballë Fulham-it të rikthyer në Premier League. Topçinjtë kanë arritur të fitojnë në fushën e tyre me rezultatin 4-1. Për Arsenal shënoi Granit Xhaka në pjesën e parë ndërsa në pjesën e dytë Lacazette, Ramsey dhe Aubameyang thelluan rezultatin. Për Fulham ishte Kamara, ai i cili ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 69’ por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e takimit të luajtur në ‘Emirates Stadium’.

Ndërkohë, ndeshja e parë e 2019 në Premier League u luajt në 13:30 mes Everton dhe Leicester e cila përfundoi me shifrat 0-1 në favor të ‘Dhelprave’. Për Leicester shënoi Jamie Vardy, goli i të cilit është goli i pari në kampionatin anglez për vitin 2019. 

Totenham arriti një fitore të lehtë në Cardiff me rezultatin 0-3. Për Spurs-at shënoi Harry Kane, Christian Eriksen dhe Son Heung-Min në 26 minutat e para për mos ndryshuar shifrat gjatë pjesës së mbetur të lojës.

Totenham me fitoren e arritur kalon Manchester City-n në vend të dytë me 48 pikë edhe pse me 1 ndeshje më pak. Arsenal vijon në vendin e 5-të me 41 pikë ndërsa Leicester ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë. 

a.k./ke.mu.
Komento