Varfëri e skajshme në Fier, të sëmurë dhe pa të ardhura, rrezikon t'i zërë edhe banesa brenda

Familja e Pandi Sheqi, banues në fshatin Hoxharë e Vjetër në njësinë  Administrative Dërmenas Fier, jeton në një varfëri ekstreme. Familja përbehet prej tre personash, dy fëmijë të moshës mbi 20 vjec, një  vajzë dhe një  djalë me probleme shëndetësore si  dhe babai i tyre Pandi Sheqi. Banesa ku jetojnë është rrezik shembje,  një shtëpi e ndërtuar me blloqe para demokracisë. Brenda ambienteve të kësaj banese ku  fle kjo familje nuk ka asgjë.

Ata thonë se janë pa të ardhura, pa ushqim, veshmbathje, por tani më edhe pa energji elektrike. Sakaq, për ata përherë shtohen problemet shëndetësore. “Jemi shumë të varfër, babanë dhe motrën i kam sëmurë, edhe unë po ashtu. Motrën e çoj te gjyshi se nuk e mbaj dot” thotë njëri nga fëmijët.

 Të vetmit që e ndihmojnë hera herës familjen Sheqi janë bashkëfshatarët e tyre. “Jetojnë shumë keq janë të tërë të sëmurë. Familje pa ndihmë, e varfër, i ati i ikur, e ëma po ashtu dhe kanë mbetur pa shtëpi, pa drita. Gjynah kur i marrin dritat këtyre ne kemi mbaruar” thotë ata. Sakaq, edhe fqinjët thonë se e vetmja mundësi për ta larguar këtë familje nga varfëria është ndihma nga shteti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 07/10/2018 21:55

    Bravo shqiptarja .com me informacionet sociale qe jep ,duke evidentuar damiljet ne skamje dhe duke sensibilizuar bashkite dhe qeverine . Eshte detyre kushtetuese dhe ligjore per administratoret e zonave infirmacioni per familjet ne nevoja emergjente . Shembullin e oara e dha Saimir Mane , tani duhet te ndihmojne dhe te tjeret ,se me vete nuk do i marrin parate , qe ne jete toke i bene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit