"Varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, Endrit Braimllari akuza Ramës nga Korça e Pogradeci

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari me strukturat e LSI-së në Pogradec

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i shoqëruar nga deputeti i LSI së Qarkut Korçë Edmond Panariti zhvilluan një tur takimesh me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec. Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari akuzoi kyeministrin Rama si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, për shkak të politikave të qeverisjes së tij që po nxisin varfëri dhe kriminalitet.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari me strukturat e LSI-së në Pogradec

“Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri, sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Fjala e plotë e Braimllarit:

Sot Shqiptaria është më e varfër se kurrë dhe këtë nuk e them un, këtë ju e ndjeni përditë në takimet që keni me njerëzit. Ka shumë të rinj e të reja nga Pogradeci që largohen jashtë Shqiptarisë. Familjet e tyre nuk kanë dëshirë që të largohen, por i detyroi Edi Rama të largohen dhe kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndë për vendin. Thonë që kemi hapur 234 mijë vende të reja pune. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë që 367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.

Atëherë si mund ta shpjegojë ky kryeministër këtë largim të shqiptarëve nga vendi. Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët, kriminalizo vendin me qëllim që nesër të ketë më shumë mundësi për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, atë çka bëri zgjedhjet e fundit. Ne jemi më të vendosur se kurrë, përballë Edi Ramës ka vetëm një politikë. Ajo është politika e qytetarëve, politika e protestave sepse ne nuk durojmë më këtë njeri të papërgjegjshëm të marrë peng Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 16/09/2018 19:28

    LSI me kete Brahimllarin dhe PD me Klevis Balliun e kane te sigurte fitoren. Une per keta do votoj per vete se jane e ardhmja e ketij vendi. Do bejme shtet kesaj radhe me keto figura te ç’nderuara...

    Përgjigju
  • Ben: 16/09/2018 19:12

    Ku e kane gjetur kete rrumaducin Llari?Fantastike, qe ky eshte deputet,me ik me vrap.

    Përgjigju
  • Ben tironci: 16/09/2018 16:31

    BRAVO I KE RON PIKES VARFERI DHE KRIMINALITET KJO ESHTE PROGNOZA E PARTISE RADIKALISTE E RAMES QE QUHET PS

    Përgjigju
  • Ali Pazari: 16/09/2018 15:36

    Po ik ore thes Llari ,na tregon .perralla me trapllari...dil e protesto ne votime do tu shoh..cfare mendon populli per ju leshistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin