POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Varrimi i Kacifas/ Ishte ‘armatosur’ me simbole të Vorio Epirit, bllokohet në Kakavijë ekstremisti i njohur grek Harallambos

Harallambos

Në orët e para të ditës së sotme në doganën e Kakavijës janë kthyer disa grekë që ishin nisur për në Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas. Mes atyre që nuk janë lejuar që të futen në Shqipëri ka qenë edhe Babis Harallambos, pasi kishte simbole të Vorio Epirit. Kjo ka bërë që policia shqiptare mos ta lejojë që të hyjë së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në furgon. 

Por kush është ai? Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit). Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek. Ai ishte nisur për në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ekstremsitit Kacifas, që u vra para 11 ditësh nga RENEA në Gjirokastër, por së bashku me disa të tjerë nuk janë lejuar. Policia shqiptare ka marrë masat për ceremoninë e varrimit për të shmangur incidentet. 

Harallambos dhe Dule gjatë një aktiviteti pak vite më parë në Shqipëri

d.ba.
Komento