Vasili: Brukseli ka merak qeverinë, opozitën e sheh vrenjtur, në zgjedhje do futemi, ja strategjia e opozitës

TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv ka folur për zhvillimet politike, protestën e banorëve të Unazës së Re, apelin nga Brukseli, por edhe zgjedhjet lokale të 2019. Duke u ndalur te protesta, Vasili tha se banorët duhet të dëmshpërblehen sipas vendimit të 2011-12 që është në fuqi dhe përfshin edhe ata që i kanë shtëpitë në proces legalizimi.

Këta njerëz janë në të drejtë të tyre, qeveria po imponon një hall të tmerrshëm. Por kemi dy vendime të qeverisë në 2011 dhe 12 që trajtojnë se situata zgjidhet me dëmshpërblimin e banorëve. Në të kaluarën disa vepra janë shtyrë, ose janë lënë, pasi fatura e dëmshpërblimit ka qenë e madhe. Qeveria duhet të llogariste dëmshpërblimet, pasi e drejta e tyre është kushtetuese dhe bazike. Interesi publik prevalon, kurrë në asnjë vend të botës nuk mund të ndërtohet një e mirë publike mbi tragjedinë time dhe tënden. Banesa është kulmi i investimit të një familje. Këta nuk arrestojnë dot kriminelët, ndërsa qytetarët.

Petrit Vasili

Referuar thirrjes së shefes së politikës së jashtme të BE, Mogerini që opozita duhet të kthehet në Kuvend, Vasili kritikoi qëndrimin e Brukselit, ndërsa kishte edhe një mesazh për përfaqësuesit ndërkombëtarë. (Më herët reaguan për këtë cështje edhe Kryemadhi me Genc Pollon)

Mogerini dhe Hahn si pranojnë që të flasin në mënyrë të njëanshme, pa praninë e opozitës. Ka qenë insistuar nga BE që të kishte një përfaqësim edhe nga opozita. Këta zotërinj duhet të ngjisnin një gjithëpërfshirje. Interesi politik do të ishte që në Bruksel të ishte edhe opozita. Nëse këto thirrje do të ishin të duhurat, negociatat do të ishin hapur, kanë pasur merak të madh që të flasin qeverinë, kam parë që kanë fytyra të vrejtura kur flasin me opozitën dhe e kundërta me qeverinë. I jam drejtuar BE-së në Tiranë se përse hesht? Ky Bruksel që na kërkon të gjithë të gjithë bashkë, pse thërret vetëm qeverinë. Përfaqësuesit teknikë të BE kanë vuajtur nga një klientelizëm qeveritar që na ka lënë jashtë negociatave.

Petrit Vasili

Në fund të intervistës, kreu i grupit të LSI theksoi se opozita nuk e diskuton pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve do të digjen nëse një gjë të tillë e kërkon populli.

Me parlamentin nuk ka bojkot, por qëndrim të kushtëzuar, pasi është atakuar dhe shpërbërë në sallën e parlamentit, madje pa asnjë presion as nga këta zotërinjtë e BE-së. Nuk mund të vijojmë më me këtë qeveri të kriminalizuar. Ky është një aksion i madh opozitar që ka një rritje të pandalshme, prandaj është edhe kjo trazirë e madhe në qeveri. Opozita nuk e ka diskutuar kurrë pjesëmarrjen në zgjedhje. Por ujkut nuk mund ti varim mëlçitë në qafë. Mandatet na i ka dhënë populli dhe në të gjithë apelin e madh popullor që do i thërrasim do i pyesim. Nëse populli do i kërkojë pas 10 minutash do i djegim, nëse jo, kundër vendimit të popullit nuk marrim vendime.

Petrit Vasili

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaaaaa: 15/11/2018 19:45

    Bufi i pulave

    Përgjigju
  • Ceni: 15/11/2018 19:00

    Prapè ky Maçi RRjepur i LSIsè me "Fletè RRUFE" ??? Po si Nuk u lodhe njëherë more HAJDUT burrë që VJEDHJEN dhe ZHVATJEN e SHTETIT e quan 'ZOTÈSI' dhe TRIMÈRI ?! Ku do futesh në Pranverè kur tè krijohet SPAKU more HAJDUT i pashoq! Nuk tè ndahet USA ! Kèmbè pèr kèmbè do tè ndjekin kudo qè tè shkosh . . Do ta bèsh BUEGUN njè mè njè si ÇEÇUA dhe do Dorëzosh tè gjithë GJËNË e VJEDHUR , ashtu siç e ka thënë edhe Avokati i madh SPARTAK NGJELA

    Përgjigju
  • Fredi: 15/11/2018 18:38

    Perseri dole O Zhapik burrè qè di vetèm tè VJEDHÈSH Shqipërinë dhe Shqiptarët e Varfër , por që do ta Paguash si mos më KEQ ! I bëre SPITALET "Çafterra" kur Drejtoje Ministrinë e SHËNDETËSISË , dhe NUK le ILAÇE pa ju dhënë FARMACIVE KRIMINALE në Shkëmbim të MLJONA €UROVE! Do ta paguash shumë shpejt O Zvarranik me emrin Petrit KRYEHAJDUT Vasili . USA , DASH dhe FBI ti kanë Kopsitur DOSJET e ZEZA të KORRUPSIONIT , vetëm pritet të fillojë Punën SPAK dhe BKH .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zikaltërit i ‘vënë flakën’ Tiranës, mbi 1 mijë tifozë të Interit festë te Amfiteatri për titullin kampion

Zikaltërit i ‘vënë flakën’ Tiranës, mbi 1 mijë tifozë të Interit festë te Amfiteatri për titullin kampion