Vasili e Braho zbresin në Himarë
bisedime për reformën territoriale

Vasili e Braho zbresin në Himarë<br />bisedime për reformën territoriale
HIMARE - Deputetët e LSI, Spartak Braho, Shkëlqim Selami dhe Petrit Vasili kanë udhëtuar drejt Himarës, pikërisht aty ku janë përqendruar më së shumti kontestimet për ndarjen e re territoriale. 

Deputetët zhvilluan një takim më banorët e zonës, teksa refuzuan të bëjnë deklarata publike lidhur me këtë takim.

Qëllimi i vizitës së deputetëve të LSI është të bindin banorët himariotë për benefitet që ka bashkimi i zonës tyre më komunën e Vranishtit, teksa një gjë e tillë kundërshtohet ashpër nga banorët, të cilët në përfundim të takimit arguementuan dhe arsyet e refuzimit.

"Duhet pyetur populli Himariot në bazë të nenit 108 që të vendosi për bashkim ose ndarje. Pika e dytë u diskutua po ate datë që Himara me Lukovën është një bashkim natyrshëm historik, zhvillimor krahinor dhe e perspektivës dhe pika e tretë ishte që qoftë edhe për reformat e procesit të regjistrimit të pronave e cila Himara nuk e njeh ligjin 751." shprehen banorët

Banorët i kërkojnë qeverisë të marrë masa për plotësimin e kërkesave të tyre, pasi në të kundërt do ngrihen në protesta.

Himarë, Braho e Vasili provojnë të bindin banorët për territorialen
Deputetët e LSI, Spartak Braho dhe Petrit Vasili, anëtarë të Komisionit për Reformën Territoriale, kanë udhëtuar drejt Himarës, pikërisht aty ku janë përqendruar më së shumti kontestimet për ndarjen e re territoriale.  Priten takime me përfaqësuesit vendor ku do të jepen argument se pse është e nevojshme ndarja e re territoriale.

Banorët kundërshtojnë bashkimin e me komunën e Vranishtit, ndërsa janë darkort për bashkimin me Lukovën.

Kjo pritet te jetë edhe kryefjalë e këtij takimi, teksa qëllimi i vizitës së deputetëve të LSI-së është të bindin banorët himariot për benefitet që ka bashkimi i zonës tyre më komunën e Vranishtit.

PBDNJ-ja ka qënë kundër bashkimit të Vranishtit me Himarën dhe pro, përfshirjes së Lukovës. Sipas PBDNJ-së, ky bashkim nuk  është i drejtë pasi Himara historikisht njihet si minoritet grek.
 
Për ndarjen e re territoriale ka reaguar edhe Athina zyrtare, ndërsa në një njoftim të Ministrisë së Jashtme greke theksohet se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Shqipëri sa i përket reformës territoriale.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka kërcënuar me braktisje të koalicionit qeveritar, nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e minoritetit në reformën territoriale.  

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës