Vasili për 'Report Tv': Rishikimi i kufijve? Tezë shumë e rrezikshme, mund të ketë dimensione të pakontrolluara

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e “Report Tv” ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.

I pyetur për zhvillimet në Kosovë, Vasili është shprehur se qartasi bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh dhe se kjo është një tezë shumë e rendësishme.

1.Çështjen e korrigjimit të Kufijëve Kosovë-Serbi, si e shikoni ju?

Ky dialog është i rëndësishëm, nuk duhet dhe nuk mund të ndalet. Por dialogu mbi një tezë e tillë është shumë e rrezikshme, mund të jetë e dimensioneve të pakontrolluara. Dialogu duhet të ndërtohet mbi bazën e integritetit territorial, bashkëjetësës dhe vendosja e dialogut në nivelin e barazisë. Dialogu duhet të jetë i barabartë, por si mund të jetë i barabartë dialogu kur Serbia nuk e njeh Kosovën.

2. Ideja e Thaçit?

Çdo ditë po zbardhen elemente të reja, Rama mbështeste idenë e Vuçiç. Këto janë fakte shumë të rënda. Ne i marrim vesh nga të huajt. Si mundet që kryeministri të jetë kundër BE-së dhe interesave të shqiptarëve? Unë si shqiptar jam i interesuar vetëm për të ardhmen e Kosovës. Nga politika kosovare Veseli dhe Haradinaj kanë qënë të qartë për qëndrimin e tyre, ndërsa presdenti Thaçi është i vetëm.

Hapja e një kutie pandore do të plotësonte orekset e ndonjë shteti të caktuar.

3. Sa i përket situatës në vend, si po e shikoni procesin e Vettingut?

ONM kanë ankimuar 6 zyrtarë. Do të ishte e mirë që KPK dhe ONM të ishin në një rrallë. Por çfarë ka ndodhur? Në vend që subjektet e shkarkuara që të apelonin vendimet, ankesat vijnë nga ndërkombëtarët. Vetingu ka krijuar tensione edhe tek Komisioni i Venecias.

Nga ana tjetër, Rama duhet të qëndronte i qetë. Pse duartroket? Është fakt që ai gëzon sa herë që shikon se e ka kapur mirë nga duart e tij.

Kur kam qënë ministër i Drejtësisë, kam kërkuar definimin e raporteve të ONM-së dhe Vettingut. Në atë kohë dëgjova vetëm përgjigje partizane. Shqetësimet e mija nuk u morrën parasysh.

Tani ONM apelon vendimet e KPK-së. Ky është një turp! Kjo çarje tregon qartë se prodhuan një proces të çalë.

5. Cili do të jetë aksioni opozitar gjatë rikthimit në Shtator?

Në Shtator, fillon një ndarje pa kompromise. Shqipëria ka hyrë në kolaps ekonomik, politik dhe shoqërore. Duhet të shpëtojmë reformën në drejtësi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Rosberg sulmon Hamiltonin: Russell e mposht gjithmonë, Lewis gjen justifikime

Formula 1/ Rosberg sulmon Hamiltonin: Russell e mposht gjithmonë, Lewis gjen justifikime