Vau i Dejës, 10-vjeçari plagoset nga fishekzjarri, transportohet me helikopter të FA drejt Tiranës

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një fishekzjarr mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Temalë të Bashkisë Vau i Dejës. 

I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar fillimisht me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Mësohet se gjendja shëndetësore e 10-vjeçarit është e rëndë, pasi ka pësuar lëndime trupore, dhe është dashur transportimi me një helikopter të FA, në drejtim të Tiranës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023