‘Vazhdo ti e para’, Meghan del sërish blof me rregullat mbretërore (Video)

‘Vazhdo ti e para’, Meghan del sërish blof me rregullat mbretërore (Video)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth II

Rregullat dhe jeta mbretërore qenka me të vërtetë e vështirë për Meghan Markle. Pavarësisht se tashmë kanë kaluar muaj të tërë që nga martesa e saj me Princin Harry, ish-aktorja mesa duket ende nuk është mësuar.

Dukesha e Sussex së fundmi ka pasur mundësinë që të udhëtojë në trenin mbretëror me Mbretëreshën rreth 165 km, një udhëtim që s’ka pasur mundësi ta bëjnë as Princ Harry dhe William dhe as Kate.

Por gjatë këtij udhëtimi  Meghan dhe Mbretëresha përjetuan një moment shumë të sikletshëm që u pa nga e gjithë bota. Kur ato zbritën nga treni ju drejtuan makinës, por Meghan mesa duket ende nuk i di mirë rregullat dhe në momentin që i është dashur të hipi në makinë nuk ka ditur sesi të veprojë. Ajo është vendosur në siklet pasi nuk dinte nëse duhet të hipte ajo apo Mbretëresha e para në makinë.

“Cila është preference jote?”-  e pyet Meghan Markle Mbretëreshën Elizabeth II.

“Vazhdo, ti e para,”- iu përgjigj 92vjecarja.

“Oh, mirë,”- tha Meghan e cila u ndje shumë më e lehtësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë