Vazhdon protesta ndaj projektit 'Unaza e Re', banorët e 'Astirit' bllokojnë rrugën (VIDEO)

Banorët e “Astirit” kanë bllokuar edhe këtë të premte rrugën e “Unazës së Re”, në shenjë proteste përkundrejt projektit që pritet të marrë jetë. Të shumtë në numër, ata kanë dalë që në orën 17:00 për të kundërshtuar vendimin që i hap rrugë shembjes së banesave të tyre. 

Të pranishëm në protestë janë parë edhe eksponentë të Partisë Demokratike, sikurse është Dashamir Shehi. Deputeti demokrat u shpreh se me këtë projekt "Rama kërkon të dhunojë banorët", si dhe e cilësoi këtë të fundit si një rimëshirim të udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ai iu kundërvu edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i thënë që të mbajë gojën përkundrejt banorëve. Veliaj u shpreh një ditë më parë në lidhje me projektin e Unazës së Re se "Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë".

Sot ishte dita e 13 e protestës së banorëve. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e Unazës së Re po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, i cili nuk ka aspak transparencë ligjore. 

Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Pamja nga protesta e sotme e banorëve të Astirit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 17/11/2018 06:46

    Boll me dashakeqet salo-lulasho-monika,te zbatohen ligjet e shtetit dhe tu jepet ajo qe u takon te gjitheve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në krah të SPAK e Dumanit, Ambasada amerikane paralajmëron reagim të David Wisner

Në krah të SPAK e Dumanit, Ambasada amerikane paralajmëron reagim të David Wisner