Vdekja e 60-vjeçares në llixhat e Elbasanit dyshohet se erdhi nga gazrat, pushuesit mbikqyren nga një mjek pensionist

ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar pas vdekjes së një 60-vjeçareje nga Kosova, ditën e djeshme në llixhat termale të Treganit në Elbasan.

Ajo humbi jetën ditën e djeshme, ndërkohë që bashkëshorti i saj, një 70-vjeçar me inicialet J.I, është transportuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Report Tv ka mësuar se 60-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkak të gazrave që lëshojnë ujërat termalë, si edhe për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë. Burimet bëjnë me dije se mjeku që duhet t’i ndjekë pushuesit gjatë qendrimit të tyre në llixha është një mjek me profesion pediatër i dalë tashmë në pension.

I kontaktuar nga Report Tv, ai nuk ka pranuar të japë detaje për ngjarjen e rëndë. Policia ka nisur hetimet, por ende asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, ndërkohë që në hotelin ku ndodhi ngjarja, aktiviteti vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot