Vdekja e George H.W.Bush, Balla: Populli shqiptar do t'i jetë mirënjohës për ndryshimet demokratike

Vdekja e George H.W.Bush, Balla: Populli shqiptar do t'i jetë mirënjohës për ndryshimet demokratike

Taulant Balla dhe Gramoz Ruci, duke nderuar kujtimin e George H.W Bush

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë nderuar presidentin George H.W.Bush, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 94-vjeçare.

Balla shkruan në një status në rrjetin social “Facebook” se gjatë presidencës së George H.W. Bush ndodhën proceset e ndryshimeve demokratike në Europën Lindore dhe në Shqipëri. Më tej, ai shkruan se u rivendosën edhe marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, “si themel i një marrëdhënie të veçantë e të shkëlqyer mes popujve tanë”.

Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Presidentit George H.W. Bush, gjatë presidencës të së cilit ndodhën proceset e ndryshimeve demokratike në vendet e Europës Lindore dhe në Shqipëri. U rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, si themel i një marrëdhënie të veçantë e të shkëlqyer mes dy popujve tanë.

Taulant Balla, Kreu i grupit Parlamentar të PS-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë