Vdekja e lehonës, mjekë
nga Tirana në Korçë

Vdekja e lehonës, mjekë <br />nga Tirana në Korçë
TIRANE- Një grup ekspertësh mjeko ligjor kanë udhëtuar sot nga Tirana drejt Korçës për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e cila do të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes së 22 vjecares.

Policia ka nisur hetimet për mjekim të pakujdeshëm ndaj mjekëve që në orët e para të mëngjesit të 6 janarit kanë qenë në maternitet kur humbi jetën Erjola Dinoshi. E reja vdiq një orë pasi lindi fëmijën e saj të dytë, djalë.

Sipas mjekëve u është dhënë ndihma por nuk kanë mundur të ndalojnë hemoragjinë, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët në polici për mjekim të pakujdeshëm. Sipas tyre, Erjola nga fshati Symiz i Korçës, kishte vajtur në maternitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

Ekspertiza mjeko ligjore e mjekëve nga Tirana do të përcaktojë nëse Erjola Dinoshi ka vdekur për shkak të pakujdesisë së mjekëve, apo për shkak të një komplikacioni që mund të ketë ndodhur gjatë lindjes. Mjekët e Korcës kanë deklaruar se lehona kishte pësuar hemoragjia nga uterusi (rrugët e lindjes), ose hemoragjia cerebrale, pak çaste para lindjes.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao