Vdekja e minatorit në Klos nga shpërthimi, policia e Matit arreston 3 teknikë

Vdekja e minatorit në Klos nga shpërthimi, policia e Matit arreston 3 teknikë

Foto Ilustruese

Gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në minierën e kromit në Cërujë të Klosit ka gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi P.M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan sot në flagrancë shtetasit : Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar).

Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur "Lugu i Madh",  në galerinë nr 4 të subjektit minerar “DEMA - PATIN” sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M, 57 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 14/04/2018 08:53

    Nese PS do ishte si PD, dje Eljo Hyska, kryetari i FRESSH, do dilte ne konference per shtyp dhe do kerkonte arrestimin e pronarit te galerise ku ndodhi ky aksident, ish kandidatit per deputet te PD-se, Edmond Isaku, njesoj sikur nje jave me pare Belind Kelliçi i kerkoi prokurorise hetimim e kryetarit te PS-se se Bulqizes, Lefter Alla. Pergjegjesit duhet te dalin para ligjit ne çdo rast, por nese PD e ka seriozisht kete punen e shfrytezimit te minatoreve, Belindi qe beri hapin e pare, duhet te beje edhe te dytin, te kerkoje hetime edhe per Edmond Isakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit