Vdekja e të riut në paraburgim, Basha: Vrasje makabre, policët të dalin para drejtësisë

Vdekja e të riut në paraburgim, Basha: Vrasje makabre, policët të dalin para drejtësisë

Viktima Enea Ftoj

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për vdekjen e 27 vjeçarit Enea Ftoj dje në paraburgimin e Korçës. Basha e cilëson ngjarjen si vrasje, pasi sipas tij ndaj të riut është ushtruar dhunë barbare.

Ai kërkon hetim për rastin dhe transparencë të plotë, ndërsa shton se nuk është ngjarje sporadike, pasi sipas tij është produkti një policie që është vënë në shërbim të shefave qeveritarë, të bandave dhe të kapove.

Enea Ftoj u arrestua pasi tre ditë më parë, me akuzën e vjedhjes me dhunë, ndërsa dje u gjet i vdekur. Ndërkohë familjarët e 27 vjeçarit kanë akuzuar policinë për vrasjen.

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.

Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.

Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 18/05/2018 08:55

    E gjeti vrasesi i bulevardit vrasesin e tendjerit .Ky lloj kufini vetem me kte lloj ushqimi jeton shal ngjitri yne hillandez .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë