Vdes aktori i Holliwood-it, luajti në filmin shumë të dashur për shqiptarët

Ronald Lee Ermey në filmin Full Metal Jacket

Aktori aq i dashur edhe për shqiptarët ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Ronald Lee Ermey, aktori i cili është i njohur për rolin e Hartman në filmin Full Metal Jacket, ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve të pneunomisë. Ai ka marrë edhe një nominim Golden Globe për rolin në kryeveprën e Stanley Kubrick.

Njoftimin e dha menaxheri i tij, Bill Rogin, i cila tha se Ronald Lee Ermey( The Gunny) vdiq këtë mëngjes. Aktori i njohur ka shërbyer për rreth një dekadë të jetës së tij në marinën e SHBA-së, nga viti 1961-1971, ku hoqi dorë për arsye shëndetësore.

Ai ka qënë pjesëtar me rolet e tij në rreth 60 filma. Ishte "kryetari i komunës Tilman" në filmin "Djegia e Mississippi-Le Radici" në Ohajo të 1988 dhe "kapiten i policisë" në filmin 'Seven'(7) të vitit 1995.

e.gj./s.k.
Komento