Vegjetarianët jetojnë më gjatë, ja arsyeja

Vegjetarianët jetojnë më gjatë, ja arsyeja

Foto ilustruese

Personat vegjetarianë, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë se të tjerët, që është dallimi sikurse nëse konsumoni apo jo duhan.

Diskutimet që ngrihen në mes vegjetarianëve dhe atyre që hanë gjithçka, gjithmonë janë mjaft të ashpra, por vegjetarianët tani kanë argumentin kundër të cilit është vështirë t’i gjendet kundërpërgjigja, transmeton Report TV

I gjithë diskutimi ka treguar që personat, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë gati tetë vjet më gjatë se mesatarja, çka është dallimi i njëjtë si ai mes duhanpirësve dhe joduhanpirësve.

 

Sipas shkencëtarëve, kanë vërtetuar që stili i shëndetshëm i jetës dhe ushqimi me bazë vegjetariane parandalon dhe shëron të paktën 15 sëmundje që vrasin më së shumti, ndërsa ndikimin më efikas e ka në karcionomë dhe sëmundjet e zemrës që marrin më së shumti jetë.

                                                  

Edhe para njëzetë vjetësh është dëshmuar që sëmundjet e zemrës munden jo vetëm të parandalohen, por edhe të shërohen me ushqim vegjetarian, sepse kjo formë zhbllokon arteret pa operacion ose ilaçe.

Kolesterina e cila mund të gjendet vetëm në ushqim me prejardhje shtazore dhe konsumim i pamjaftueshëm i fibrave bimore shkurtojnë jetën.

Sipas rezultati të hulumtimit më të madh të kryer deri tani për ushqim kanë treguar që shfaqja e kancerit është më e vogla te vegjetarianët, ndërsa qarkullimi i gjakut i personit i cili një vit ushqehet vetëm me ushqim bimor ka tetë herë fuqi më të madhe për ta parandaluar kancerin në trup.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto