Dëgjesa për Teatrin/ Artistët të ndarë, Neritan Liçaj largohet nga takimi, Veliaj: I dërgoi mesazh partia

TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një tjetër dëgjesë me artistët për Teatrin Kombëtar. Një pjesë e artistëve kundërshtojnë shembjen e teatrit dhe ngritjen mbi rrënojat e tij të një godine të re. Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm

Nëse do të kishte një institucion të ngjashëm e si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht. Do të doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept i ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. T’ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, do të thotë që ekipi i Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë, Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali I fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e Neë York? Pra pot ë kishte UEFA për teatër do certifikoheshim ne të bënim kampionatin evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjemi?, tha Veliaj.

Erion Veliaj

Ajo që dua të deklaroj është që të gjitha ata që do e gjejnë veten në këtë deklarim mund ta firmosin qoftë virtualisht qoftë me qëndrimet e tyre publike. Ne artistët e pavarur të cilët nuk jemi pjesë e asnjë shoqate, apo grupi artistësh apo anëtarë sindikatash të cilët gëzojmë po të njëjtat të drejta në lidhje me godinën e teatrit Kombëtar dëshirojmë që t’i bëjmë me dije gjithë opinionit publik dhe dashamirësve të teatrit në vendin tonë se: Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar.

Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën tonë që në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, përfshirjen e detyrueshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e këtij projekti me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave se prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimin, nënvizoj, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit. Teatri është një institucion kombëtar dhe për këtë arsye ne artistët kërkojmë një proces transparent duke qartësuar jo vetëm grupin tonë të artistëve por edhe gjithë publikun në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit dhe afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I gjithë ky proces kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës. I ftoj të gjithë ata që e gjejnë veten brenda këtij deklarimi, do ta gjejnë në ueb, të thonë mendimin e tyre publikisht.

Artan Imami

Ndërsa aktori Neritan Liçaj theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjësi të lartë qytetare i bënë me dije cdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projekt-ligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë cdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim.

Komuniteti i aktorëve, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të angazhuar që janë bashkuar në qëndresën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkon dialog dhe bisedime konstruktive për rikonstruksionin e godinës aktuale si një vlerë dhe kujtesë historike.

Gjithashtu jemi të hapur për ndërtimin e një godine të re Teatri bashkëkohor në një vend tjetër publik me para publike. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë formulën se si mund ti vijmë në ndihëm shtetit për mbledhjen e fondeve të kërkuara.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar iu përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez.

Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve, të qartë se interesi jonë është publikja dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për cfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të Pronës Publike.

Bëjmë thirrje për rivendosjen e dialogut. Ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projekt-ligji.

Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shembullore. Mos sepse do ketë kosto të pakthyeshme për marrëdhënien mes komunitetit tonë dhe politikës.

Neritan Liçaj

Pas largimit të tij, Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese.

Unë e pashë fotografimin në celular, që i thanë “Ik prish mbledhjen” dhe do ta publikoj. Para se të fliste Neritani e kam saktësisht porosinë e partisë dhe do ta botoj. Por e kam zgjedhur vetë të bëj këtë rol. Të moderatorit, edhe pse i di të gjitha. Sot do bëj një dëgjesë qytetare. Kjo ndarje e artistëve është fyese.

Erion Veliaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet