Veliaj dëgjesë te Njësia 3: Mandatin tjetër na duhet të fitojmë dhe Këshillin Bashkiak, Tiranës s'i duhen shpifësa

Veliaj dëgjesë te Njësia 3: Mandatin tjetër na duhet të fitojmë dhe Këshillin Bashkiak, Tiranës s'i duhen shpifësa

Kryebashkiaku Veliaj gjatë dëgjesës te Njësia Nr.3

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës me banorët e Njësisë 3, u kërkoi banorëve që të japin një mbështetje maksimale për PS në zgjedhjet e ardhshme, që në këshillin bashkiak të jenë anëtarë që punojnë për qytetin dhe jo që shpifin. Veliaj kërkoi jo vetëm fitoren e kandidaturës së tij në zgjedhjet e ardhshme, por edhe shumicën në këshillin bashkiak, për të vijuar punën e nisur, siç tha ai.

Gjyqi që fituam sot ishte ndaj një shpifësi në këshillin bashkiak. Pyetja që kam për PD është se për çfarë i çoni, kanë 3 vjet që nuk vijnë edhe njëherë që vijnë shpifin edhe dënohen. Për çfarë vijnë në këshillin bashkiak?! Nuk janë aty ku votohet ndihma ekonomike, nuk janë aty ku votohet bonusi i qirasë, nuk janë aty ku votohet një shkollë, nëse dikush nuk vlen për asgjë përse i mbani me rrogë, përse sillni njerëz edhe aq pak sa kanë ngel. Në njësinë 3 na duhet mobilizim për të pasur shumicën e Këshillit Bashkiak që të mund t'i votojmë vet dhe të mbajmë këtë shpejtësi. Nuk e meriton Tirana që të kenë këshilltarë shpifësa. Ndaj thirrja ime është çdo votë për PS si për kryetarin, si për këshillin si e vetmja mënyrë për të mbajtur hapin e investimeve në Tiranë. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Në dëgjesën me banorët e njësisë Nr. 3 në kryeqytet, Veliaj komentoi edhe gjyqin e fituar me PD-në. Sipas Veliajt, PD e ka kthyer shpifjen në profesion më vete. Sikurse kryeministri la porosi, Veliaj siguroi se lekët e fituara do të shkojnë për t’i dhuruar dy kompjuterë për shkollën 

“Ne sapo fituam një gjyq me PD ku gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti shpifjen e ka kthyer në hobi, shpifjen e ka kthyer në zanat, në profesion dhe ashtu siç u la porosi nga kryetari I PS, të gjitha paratë e fituara nga shpifjet, nga gjyqet për shpifje do të shkojnë për të sjellë më shumë kompjutera, libra dhe materiale didaktike në shkollat tona. Unë kam vendosur që një milionë lekët e vjetra, aq sa kishim kërkuar për shpifjen, në Gjykatën e Tiranës ndaj PD, nesër do I bëj dhuratë dy kompjutera për shkollën Isa Boletini, është një shkollë në Kodër-Kamzë, atje ku nevojat janë edhe më të mëdha. Patjetër që ka nevojë kudo në shkollat e Tiranës por shkollat e Kodër Kamzës, apo shkollat e  periferisë, Bregu i Lumit, Fresku, Astiri janë shkolla që kanë ende më shumë nevojë për ndihmë dhe materiale didaktike dhe më vjen mirë që të gjithë kolegët, të gjithë kolegët, të gjitha paratë që fitohen nga shpifjet e SHQUP-it do I kthejnë në të ardhura dhe në të mira materiale për fëmijët e Tiranës, si mënyra më simbolike për t’I dhënë dikujt këtë mesazh: Nuk ecet përpara me shpifje! Para ecet me punë, para ecet duke thënë të vërtetën, para ecet duke debatuar nevojat të komunitetit por shpif, shpif se lirohesh nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 23/10/2018 23:27

    Mjaft i rrejte tironcat o pink

    Përgjigju
  • Babalja: 23/10/2018 20:07

    Ja dhe frida(fredi) na doli si tironci(tironsi) tani.

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2018 18:29

    O lal, po të jesh i qytetrum, nuk duhet t flasësh për mandat tjetër . Ke bo s ke bo pun, duhet me ardh tjetri. Nuk do të të mbajm edhe ty tani t na bohesh bimbash si ata të tjerët nëpër rrethe me nga 4-5 mandate. Turp!

    Përgjigju
    • Gentos: 23/10/2018 23:59

      Si Erioni ska punuar askush deri tani...

  • tironci: 23/10/2018 18:26

    o komunista po ju nuk coheni ne kome per none e babe coheni per ket hajdut me vile 300 mj euro te kodra diellit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë