Veliaj dhe artistët vizitë në kantierin e 'Arenës Kombëtare': Është koha për Teatrin e Ri

Veliaj dhe artistët vizitë në kantierin e 'Arenës Kombëtare': Është koha për Teatrin e Ri

Veliaj dhe artistët te 'Arena Kombëtare'

Pavarësisht debatit që e shoqëroi fillimisht projektin e ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, shtëpia e re e kombëtares sonë të futbollit po merr formën e plotë, si dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit me sipërmarrjen. Një bashkëpunim i ngjashëm pritet të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar, pa shpenzuar asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Artistë e aktorë të njohur të skenës shqiptare, si Alfred Trebicka, Armando Bora, Artan Imami, Laert Vasili, Monika Lubonja, Gazmend Paja etj, iu përgjigjën ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në dëgjesën e fundit për çështjen e teatrit të ri, i ftoi të vizitonin kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Arkitekti i njohur italian Marco Casamonti i njohu artistët dhe aktorët me mundësitë e mëdha që ka krijuar ky lloj bashkëpunimi, për realizimin në një kohë të shkurtër të një vepre të tilla moderne për sportdashësit shqiptarë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falenderoi artistët që pranuan ftesën dhe u shpreh se Tirana dhe e gjithë Shqipëria, do të ketë një nga stadiumet më moderne në Europë. “Jam shumë i lumtur që bashkë me miq aktorë, që kanë qenë pjesë e debatit konstruktiv për teatrin e ri, patëm sot një vizitë, së bashku me Marco Casamontin, arkitektin e famshëm italian, që jo vetëm ka projektuar, por edhe po e mbikëqyr deri në detaje stadiumin e ri të Tiranës. Është një stadium padyshim, më moderni sot në Europë, nga rifinitura deri te koncepti bazë. Sot ishte vetëm një tjetër premtim i mbajtur për t’u treguar aktorëve se çfarë potenciali dhe fuqie kemi me teatrin e ri, që besoj do të jetë kantieri i ardhshëm, pas stadiumit, për Tiranën”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se projekti i stadiumit kombëtar, ashtu si edhe ai i teatrit të ri, janë dy projekte të mëdhenj, që do ishin të pa mundur të realizoheshin me paratë publike dhe mbi të gjitha, të përfundohen në një kohë të shkurtër. “Një stadium dhe një projekt gjigant, i papërballueshëm vetëm me kostot e shtetit, qoftë kjo qeveria apo bashkia, me një partneritet privat, ku tashmë privati ka marrë një hotel me 5 yje dhe ka filluar punën, ndërkohë publiku ka marrë një stadium me vlerë 70 milionë euro”, tha kryebashkiaku.

Më tej, ai shtoi se kjo vizitë ishte e vlefshme që të gjitha grupet e interesit të përfshira në debatin për teatrin e ri, të kuptojnë se bëhet fjalë për projekte që buxheti i shtetit i ka të pamundura t’i financojë në një kohë të shkurtër. “Edhe pse kemi arritur marrëveshjen dhe do fillojmë negociatën për teatrin, ishte shumë e rëndësishme të kuptonim për çfarë lloj kantieresh flasim, për çfarë cilësie punimesh dhe për çfarë volumi pune flasim. Unë besoj se për aktorët që panë sot, me sytë e tyre, se si një projekt shumë i ngjashëm si

teatri është zbatuar tashmë nga Marco dhe skuadra e tij këtu në stadiumin e ri kombëtar, ishte prova e gjallë se ëndrrat nuk po i shohim me sy hapur, por një të tillë po e projektojmë në Tiranë dhe ka ardhur koha që të bëjmë të dytën, atë që është teatri i ri. Dua t’i falënderoj të gjithë, pa përjashtim të gjithë, për kontributin; si ata që e mbështetën nga fillimi, si ata që ishin kritikë, si ata që protestuan, si sindikatat, si ata që tani po i bashkëngjiten kësaj energjie të bukur për teatrin. Them se është një fitore për të gjithë dhe besoj që ditët më të mira për Tiranën i kemi përpara”, deklaroi Veliaj.

I impresionuar nga vizita në kantierin e stadiumit të ri, aktori i njohur, Gazment Paja, deklaroi jo pa humor, se tashmë as yjet e futbollit nuk do kenë më arsye për të mos ardhur dhe luajtur në Shqipëri. “Ishte një guidë fantastike, është i bukur pa përfunduar, imagjino, ia vlejti që u bëmë me baltë. Unë i lutem kryetarit, që ashtu siç na lejoi sot të shohim ambientet, ta bëjë këtë edhe me njerëz të tjerë që janë të interesuar. Nuk kemi frikë tani se do të rrudhë buzët Ronaldo për kushtet sepse i ka të gjitha, vetëm eja, se u ngelet detyrë çunave tani që të na zbardhin faqen”, tha Paja.

Arkitekti italian që ka projektuar stadiumin, Marco Casamonti, hoqi paralale mes projektit të stadiumit dhe atij të teatrit, jo vetëm për shkak të investimit, por edhe sepse të dyja synojnë të rivitalizojnë zona, duke i kthyer në pika referimi për qytetin. “Stadiumi dhe teatri janë ndërtesa shumë të ngjashme po t’i shohësh nga një këndvështrim sepse janë bërë për publikun; janë bërë për kohën e lirë, për dëfrim dhe për të rritur nivelin kulturor të një vendi. Mendoj se stadiumi i Tiranës do të jetë një pikë referimi për qytetin, jam i sigurt që do të rivitalizojë plotësisht këtë pjesë të qytetit, duke e bërë një vend tërheqës dhe takimesh. Uroj që Tirana mund të realizojë shumë hapësira për qytetarët dhe uroj që të ketë të njëjtin fat që pati sheshi “Skënderbej”, i cili para pak ditësh fitoi një çmim të rëndësishëm për arkitekturën”, tha Casamonti.

Ora 18:32
Veliaj dhe artistët vizitë në kantierin e 'Arenës Kombëtare': Është koha për Teatrin e Ri
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tini: 28/06/2018 20:34

      Erion sipas kontrates sa % te prines ka shteti mbi stadiumin , se ajo shifra qe thua shteti ka fituar nje stadium 70 milon € me duket e pabesueshme

      Përgjigju
    • Kafsha: 28/06/2018 18:57

      Të shohim si do na dalë kjo arenë.. Po të mos jetë si stadiumet angleze, është kot!

      Përgjigju
      • Llogora: 28/06/2018 21:28

        Arene me pishe flamur

    • Sondazhi i ditës:

      Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde

    Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde