E mbani mend fëmijën rom që mbante në krah Veliaj? Kryebashkiaku e takoi sot pas 5 vitesh (FOTO)

E mbani mend fëmijën rom që mbante në krah Veliaj? Kryebashkiaku e takoi sot pas 5 vitesh (FOTO)

Veliaj duke mbajtur në krah fëmijën rom

Në kampin veror të ngritur nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenfit Artificial, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi sot edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën.

Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën. Përmes një postimi në Twitter, Kryebashkiaku Veliaj shkruan se ndryshe nga koha kur Bashkia që drejtohej nga Basha e kishte lënë Elidonin dhe familjen e tij në rrugë, tashmë djali i vogël rom jo vetëm që ka një banesë të re, por ndjek edhe shkollën duke nisur një jetë të re.

Me Elidonin n’kamp, 5 vjet shokë. E takova ditën 1 në Ministri kur Bashkia 2013 i kish lënë në rrugë te P.Shigjeta! Pastaj ditën 1 në banesën e re, diten 1 që mesuam bicikletën, e ditën 1 t’shkolles. Kush cirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, as e ka njohur, as di ta luftojë varfërinë”, shkruan Veliaj.

Erion Veliaj dhe Elidoni, takimi pas 5 vitesh

Edhe pse në atë kohë Veliaj u sulmua për show nga Partia Demokratike, kreu i Bashkisë e ka ndjekur me vëmendje rastin e djalit të vogël 5-vjeçar dhe të familjes së tij duke i ndryshuar jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romi: 15/08/2018 23:29

    PO romet e tjere kush I kujdes? TAULANT BALLA be ELBASAN DHE BAFTJAR ZEQO me FIER duke I degedisur DHE NDOTUR Lumin GJANICA my LAHEN e pine uje me naften e ballshit PERZIER ,Me seren per tu bere me te zinj se c'jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit