Veliaj me studentët e rinj: Gjithkush ka shans t'ia dalë me sukses në Tiranë

Edhe këtë vit të ri akademik Tirana mikpriti mijëra studentë të ardhur nga rrethe dhe treva të ndryshme të Shqipërisë. Rreth 20 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Për t’i uruar mirëseardhjen në rrugëtimin e tyre të ri në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë dhe të rejat në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku theksoi se investimi më i madh për një vend është tek arsimi.

Veliaj tha se pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin më të mirë. “Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë, dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana përfaqëson epiqendrën e çdo zhvillimi politik, kulturor dhe ekonomik, duke i dhënë mundësi të përparojë çdo të riu e të reje. “Për mbi 20 mijë studentët që fillojnë për herë të parë vitin e ri studentor, statistikat tregojnë se 9 nga 10 do të jetojnë në Tiranë dhe nuk do të kthehen në rrethin nga kanë ardhur. Kjo nuk duhet të na trembë. Unë besoj se Tirana sot është epiqendra e çdo zhvillimi politik-kulturor-ekonomik dhe mendoj se çdo djalë e çdo vajzë, pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht çfarë lidhje ka me partitë, duhet të ketë një shans t’ia dalë me sukses në Tiranë dhe kjo është ambicia e Bashkisë së Tiranës”, deklaroi ai.

Teksa i njohu studentët e rinj me disa nga nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, sikurse janë hapja e bibliotekave të lagjeve, pistat e biçikletave, Veliaj ftoi studentët e ardhur që t’i bashkohen rrjetit të vullnetarëve, ku qindra të rinj angazhohen në punë në dobi të komunitetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake