Veliaj flet për herë të parë për fëmijën që pritet të sjellë në jetë bashkëshortja e tij Ajola

Në cermoninë hapëse të garës Rally Albania, kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duke përmendur të pranishmit ka folur për herë të parë për fëmijën që pritet të sjellë në jetë bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Duke shpresuar që djali i tij të lindë shëndoshë e mirë, Veliaj tha se edhe nese merr drejtime të tjera në jetë që jo domosdoshmërisht lidhen me garat, të birin do e shohim sërish në ato ambiente nese do ti ngjajë xhaxhait Kasimati dhe hallës së tij Juli.

Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (Drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (Presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe nje halle si Juli, them që në këto ambjente do ta shihni shumë shpejt.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Turneu i përvitshëm i Rally Albania do të zgjasë një javë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!