Veliaj poston foto me Ajolën në koncertin e Elita 5, si duket gruaja e kryebashkiakut në pritjen e ëmbël

Veliaj poston foto me Ajolën në koncertin e Elita 5, si duket gruaja e kryebashkiakut në pritjen e ëmbël

Kryebashkiaku Veliaj dhe gruaja e tij, Ajola Xoxa

Mbrëmjen e djeshme në koncertin e grupit legjendar Elita 5, kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në fotot e postuara nga Veliaj në Instagram, shihet barku i Xoxës e cila është në pritje të një djali. E veshur me të zeza, gruaja e kryebashkiakut shfaqet e ulur në krah të Veliajt, teksa po ndjekin koncertin e grupit Elita 5.

Foto e postuar nga Veliaj

Amfiteatri i Liqenit “u pushtua” mbrëmë si asnjëherë më parë nga shqiptarë të të gjitha trevave të cilët iu bashkuan një eventi muzikor të papërsëritshëm që shënoi 30-vjetorin e krijimit të Elita 5. Një festë e madhe me qindra njerëz qe e bënë Amfiteatrin dhe hapësirën rreth tij të duket e vogël, të gjithë donin të shijonin spektaklin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme