Veliaj: Rikthehet linja e trenit në Tiranë, gati projekti transformues për turizmin

Në një takim me banorët e njësisë 9 për buxhetin e vitit 2019- të, kreu i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, tha se në këto tre vite, bulevardi i ri ka pësuar një transformim të madh.Teksa kanë zhvilluar një  bashkëbisedim me banorët e Njësisë 9, në kryeqytet  kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu u shprehën të entuziazmuar për të gjitha ndryshimet e ndodhura dhe infrastrukturore, të cilat do të vijojnë me të njëjtin ritëm edhe vitin tjetër.

Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara.Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite; jemi thuajse afër fundit, na ka ngelur vetëm sheshi fundor, ku jemi duke punuar aktualisht.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

 

Teksa e cilësoi një ndër vendimet më të rëndësishme për qytetin, kryebashkiaku Erion Veliaj, foli edhe për vendimin e qeverisë për rivendosjen e linjës së trenit në kryeqytet, ndërsa shtoi se risia e projektit do të jetë edhe ndërtimi i një treni elektrik.

 “Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. “Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, një vëmendje të shtuar Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje. Teksa solli shembullin e vizitave mjekësore okulistike falas edhe nga mjekë amerikanë, në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi e pavarësisht se ka ende punë për të bërë, shërbimi i mbështetjes sociale dhe ai shëndetësor janë transformuar tërësisht.

“Në qendrat tona sociale kemi nisur një shërbim të ri, kontrollin e syve dhe syzet falas për të moshuarit. Më vjen mirë që sot kemi 7 qendra sociale dhe do të vazhdojmë t’i shtojmë ato. Pashë disa qindra qytetarë të cilët, ose janë me ndihmë ekonomike ose pensionistë, që marrin shërbime falas me aparatura dighitale, për kontrollin e syve. Për këta qindra qytetarë, kryesisht në moshën e tretë, është një bekim i jashtëzakonshëm”

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Veliaj,  siguroi se nisma e nisur do të vijojë në të gjitha qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës dhe se një ndër projektet e  rradhës për kreyqytetin do të jetë dhe projekti për kthimin në shtëpi muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saimir: 09/11/2018 19:06

    Le te jene te gjithe qytetet e tjera xheloza per kryetarin tone ☺️☺️ Best LALI

    Përgjigju
  • Mirela: 09/11/2018 18:59

    I kishte munguar qytetit prej vitesh , nje nga projektet me te mira ! Nje projekt modern, si cdo pune tjeter i bere nga bashkia Tiranes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve