Veliaj: Shumë shpejt Tirana do të ketë një Teatër të Ri, drafti i dakordësuar me Komisionin Europian

Veliaj: Shumë shpejt Tirana do të ketë një Teatër të Ri, drafti i dakordësuar me Komisionin Europian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Andon Zako Çajupi” u shpreh se Tirana do të ketë një Teatër të Ri Kombëtar. Sipas Veliaj, Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet sipas një drafti të dakordësuar me BE dhe do të jetë mbështetur mbi një proces transparent.

Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Më tej, Veliaj u ndal tek punimet që po realizohen për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku kryebashkiaku tha se ky është investimi më i madh i bërë që nga ndërtimi i kësaj shkolle.

Shkolla “Çajupi” është një nga shkollat me investimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës. Është një investim i arritur falë miradministrimit të fondeve të bashkisë, pasi nuk ishte në radhë për këtë vit, por për vitin tjetër. Pikërisht se arritëm të mblidhnim të ardhura, falë edhe miradministrimit, në shkollën “Çajupi” po bëjmë investimin më të madh që ka parë shkolla që nga ndërtimi i saj”, tha Veliaj, teksa theksoi se falë kësaj ndërhyrje, një tjetër shkollë në kryeqytet shpëton nga mësimi me dy turne.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën