Veliaj takim me guvernatoren e Tokios në Japoni: Shqipëria një port hyrës për investimet japoneze

Veliaj takim me guvernatoren e Tokios në Japoni: Shqipëria një port hyrës për investimet japoneze

Erion Veliaj, gjatë takimit me guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike

Me ftesë të qeverisë japoneze, Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishte në një vizitë zyrtare në Japoni ku ka patur takime me Guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike, ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono, si dhe me zëvendës/Presidentin Ekzekutiv të JETRO, Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme, Yasukazu Irino.

Mësohet se temë kryesore e diskutimeve gjatë takimeve me zyrtarët e lartë japonez, kanë qenë rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave sa i përket projekteve të  menaxhimit të emergjencave civile, fatkeqësive natyrore, pastrimi dhe transportit publik mes dy vendeve.

Në takimin me Guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike, kryebashkiaku Veliaj diskutoi mbi rritjen e rolit të bashkëpunimit mes dy qyteteve, në fushën e investimeve konkrete në sektorin e biznesesitsi edhe  fushës së menaxhimit të emergjencat civile, pastrimit dhe transporti publik.

Ndihem posaçërisht i lumtur për takimin me guvernatoren e Tokios, një qytet i stërmadh me 30 milionë banorë, e megjithatë ka sfida të ngjashme kur vjen puna tek menaxhimi i emergjencave civile, siç është çështja e pastrimit. Ajo që dakordësuam është se në fushën e emergjencave civile, vitin tjetër do të fillojmë një projekt të veçantë me Bashkinë e Tokios, kryesisht për të menaxhuar ato që shihen si më problematike, siç janë zjarret, përmbytjet apo të gjithë ndërhyrjet e tjera që duhet të bëjmë në një rrjet infrastrukture që e bën qytetin më të qëndrueshëm, sidomos me ndryshimet klimaterike. Mezi pres, po ashtu, që edhe në çështjet e transportit publik, me gjithë transferimin që po u bëjmë flotave tona në transportin elektrik, të kemi më shumë për të mësuar nga Tokio.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Ata vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona, ndërsa theksuan nevojën për të shtuar bashkëpunimet konkrete, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit të biznesit.Teksa prezantoi ndryshimet në vitet e fundit që ka pësuar Tirana,Veliaj gjatë takimit që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono theksoi mundësitë që ofron Shqipëria  në fushën e biznesit dhe tregtisë dhe si një rrugëkalimi për gjitha investimet japoneze drejt Ballkanit.

Qeverinë japoneze e kemi pasur pranë në shumë nga transformimet e Tiranës, qoftë për projektin që po bëhet me qeverinë qendrore, lidhur me kanalizimet e ujërave të zeza të Tiranës dhe asaj që është impianti i Kasharit apo edhe në nivel bashkie, ku shumë ndërhyrje në Parkun e Liqenit, qoftë me mbjelljet e pemëve apo me sistemin e pastrimit, i kemi bërë me ndihmën e agjencive dhe kolegëve japonezë. Ajo që sot na intereson është si mund të promovojmë Shqipërinë e Tiranën, si vend për investime.Unë shpresoj shumë që nisma e kryeministrit Abe për rajonin perëndimor mund ta shohë Tiranën si një port hyrës për investimet japoneze, por edhe si një pikë koordinimi për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me Japoninë. 

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Gjatë kësaj vizite, Veliaj zhvilloi edhe një takim me Zëvendës Presidentin Ekzekutiv të JETRO, Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme, Yasukazu Irino, me të cilin diskutoi për nxitjen e sa më shumë investimeve japoneze në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Euuu edhe ti ERI.: 19/12/2018 23:49

    Ua u be Japonia si Tirana e Erit dhe Rames app do behemi ne si Japonia tashi.Spektakel per privilegje personale,Nje vizite ne Japoni nuk Ben keq.Ajo e shkreta nuk di Cfare eshte Shqiperia Shtet apo kafshe.Çndodhi me Italianet nuk po ta varin me zotria kursimtar shperndave çelsa bashkie aq shume sa qe kush te behet kryetar bashkie mbas teje i duhet te nderroje porten hyrese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri