Veliaj zbulon urën më të re: Edhe këtu qe me ngrehina e lloto. Po ja si duket sot (FOTO)

Veliaj zbulon urën më të re: Edhe këtu qe me ngrehina e lloto. Po ja si duket sot (FOTO)

Ura e re në Tiranë

Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, duke konfirmuar kështu seriozitetin e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveç investimeve të shumta për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave. Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit.

"Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe! Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur!  100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë