Velipoja në dorë të privatit, s’ka hapësira publike, kryebashkiakja: Përgjegjësi e tatimeve e policisë

Mungesa e hapësirave publike në plazhin e Velipojës përgjatë gjithë sezonit turistik është një problem i përvitshëm për pushuesit, e ndërsa bashkia e Shkodrës ende nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje përfundimtare. Ndarja vijës bregdetare nga privatët dhe vendosja e çmimeve ditore sipas dëshirës së tyre, po bën që shumë qytetarë të mendojnë dy herë para se t’i drejtohen njërit prej plazheve më të mira në Shqipëri.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e largon përgjegjësinë nga institucioni që ajo drejton, duke thënë se gjithçka është faturë e Drejtorisë së Tatimeve dhe Policisë së Shtetit që nuk po marrin masa.

Vija bregdetare e Velipojës është e gjatë rreth 11 km në të cilën, me shumë vështirësi mund të gjesh një vend të lirë. Edhe mungesa e rojeve të plazhit, është një tjetër mangësi që do t’i shoqërojë pushuesit në këto ditë të nxehta.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’