POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Erdhët me urdhër politik’/ FNSH bllokon shezlonet, debat me biznesmenin në Velipojë/ VIDEO

VELIPOJE-Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.

FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.
Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe n/ drejtori ndërsa Nikoll Marku e ka akuzuar se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës për ta mbështetur.  

Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë.

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati

Pas debateve policia ka sekuestruar shezlonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.
Debati në Velipojë gjatë natës për bllokimin e shezloneve
Nikoll Marku: Bashkia nuk është këtu, duhet të vijë bashkia përpara. O vëlla ju keni ardhur politikisht për të na rënë, ne partisë Demokratike, 50 vite kemi duruar, edhe 500 vite durojmë, edhe një vit durojmë, prapë se prapë do të jemi ne këtu, po ju?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Në këtë moment do të vijnë bashkia, kemi ardhur për t’i mbështetur, ja do i marr tani në telefon

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Kemi bërë një marrëveshje për t’i paguar të gjitha taksat

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Ju mendoni se kam ardhur për qejf këtu, mua më ka sjellë bashkia këtu

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Është terrorizëm të vish me armë këtu

Nikoll Marku: Ti ke ardhur politikisht, këtu të vijë kryetarja, ke ardhur gabim, nuk fillohet në mes, por mare

I afërm i Markut: Unë kam nënshtetësinë shqiptare edhe për pak ditë, a mendoni se të gjithë këta kriminelë i kanë vendosur sot çadrat, nëse ju më jepni këtë përgjigje?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Këtë zgjidhe me shtetin

Nikoll Marku: Po kush është shteti këtu? Ju jeni shteti

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po jemi duke punuar more burrë, nëse e bëni këtë veprim në maj dakord

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Unë do të bind ty, se jam në kohën e duhur. Ti i ke me gjak dhe me i mbajt me gjak dhe do të jesh njeri i respektuar nëse zbaton ligjin, nëse nuk e zbaton...

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Ligjin e kam zbatuar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Po nëse keni zbatuar ligjin pse i mblodhët?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): I mblodha pasi e di se kush jeni ju

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Zoti Nikoll ka përfunduar koha, që unë unë apo ti të detyrojmë pa ligj, ka një kohë, unë veproj vetëm me ligj

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po në 2 të natës vjen policia

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Ne kemi autorizim, shko ankohu ku të duash, ti ke hallin a do të jetë bashkia

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po bashkia nuk ka ardhur

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse jeni të paqartë, posta e policisë është atje, ju pres atje, ju që i keni sjellë këta njerëz

Nikoll Marku: Këta janë komshinj, janë turistë

Një qytetar: Ne jemi mbledhur për ditëlindje

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Edhe 100 të tjerë. Por pronari kush është?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Unë jam

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse je i paqartë, të të sqaroj në polici

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Nëse do të më arrestosh vij që tani, por nuk ke se cfarë më sqaron, a duhet të më sqarojë bashkia mua?

Nikoll Marku: Keni ardhur gabim, ku është bashkia? Që jeni në mbështetje të saj?

Tregtar: Nuk jam njoftuar si tregtar, kam bërë kërkesë që në 15 maj, por deri sot 11 korrik, asnjë nga bashkia e Shkodrës nuk ka ardhur, sivjet ma kanë zënë, nuk jam as i butë, por as i egër, ma kanë zënë me forcë, kryebashkiakja nuk ka ardhur për ta liruar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Për këtë punë kemi ardhur

Tregtar: Po unë jam dëbuar, sot duhet të ishte një përfaqësues i bashkisë së Shkodrës këtu

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë. Edhe 100 vjec ti, këta zotërinjtë bëjnë mirë të shkojnë të flenë se do të vijojmë punën tonë.

Ora 10:55
Debati për shezlonet në Velipojë, familjarja e pronarit të biznesit humbet ndjenjat

Gjatë operacionit mbrëmjen e djeshme në Velipojë u sekuestruan mbi një mijë shezlone, pasi bizneset kishin zënë hapësirën publike pa leje në vijën bregdetare. Ndërkohë që gjatë debatit të policisë me pronarin e biznesit, nipin e Nikoll Markut, një familjare e tij ka kaluar një gjendje te fikti, por që është stabilizuar shpejt, pasi iu dha ndihma e parë.

a.de./b.ha.
Komento

Komente

  • Çun mula: 12/07/2018 23:50

    Polic legen (a kujton se kam ardh per qef un ketu me dergoi bashkia)asht detyra juaj

    Përgjigju
  • Petrefi: 12/07/2018 15:55

    Ky aksion te shtrihet ne te gjithe plazhet e vendit sepse kane ndertuar nganje lokal kane zaptuar edhe hapesirat publike dhe nuk te lene as te kalosh Futuni nga nje dajak qe ta kuptojne se paska me te vertete shtet.

    Përgjigju
  • Ç'far: 12/07/2018 15:41

    Do Nikolas Markos aty?nuk eshte çifliku yt o hajdut se shum fonde vodhe ne vrlipoje per 8 vite qe drejtove komunen e velipojes, zotiMarku c'far donte aty policia Bashkiake meçe paska qene politike o hajdut,po ti pse ju pergjigje ne menyre prej militanti te ndyre.o Markos kurr nu keni per te ardhur ne pushtet siç ju pergjigje funksionarit mete larte te policise se SHkoders,Markus ne kohen e diktatures tuaj(P.D) nuk kishte kush b***e te bisedonte me nje funksionar te lare se perfundoshe ne biruca e zeza tuajat me ndonje kembe apo dore te thyer o Mrkus.

    Përgjigju
  • Babalja: 12/07/2018 14:15

    O mik paguj taksat leni llafet jame me pd apo me ballin kombetar.

    Përgjigju
  • vjeshta: 12/07/2018 12:32

    Ky M'kolla ka ndertu nji bar-piceri rreth një pike vrojtimi për mbrojtjen e pushuesve. Dhe para saj ka "xanë" plazhin publik. Kanë lanë hapësirë vetëm për nji shoqatë zvicerrane qe merret me fëmijët me aftësi ndryshe

    Përgjigju
  • daku: 12/07/2018 12:31

    pune e mire e bashkise , te pastrohet velipoja njehere e mire ,

    Përgjigju
  • dita: 12/07/2018 11:12

    Ju lutem ne te gjithe bregdetin duhet ky aksion, mos harroni dhe per rojet e plazhit, edhe ne Golem deri te mali Robit nuk ke ku te ecesh jo me te vesh nje shezllon tendin. Per kupona as behet fjale te te leshojne. Po nuk u mesuan bizneset dhe qytetaret me shtetin duhet forca e ligjit te veproje.Shkoni ne Greqi tani dhe shihni kupon ne cdo cader ska sherbime pa kupona....

    Përgjigju
  • 2 die 4: 12/07/2018 11:03

    MIRR JA BOJNE KTYNE ANALFABETEVE SE E QUJN VETEN BIZNESMEN .. SE KAN FILLU TU VU PARRULLA SLEJOHET BUKA SLEJOHET UJI... E KAN BO GJITH BREGDETIN TOK E XANUN...

    Përgjigju