Velipojë, zjarr në një kallamishte në fshatin Ças, rrezikohet kurora e gjelbër (VIDEO)

VELIPOJE - Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me kallamishte në fshatin Ças të Velipojës. Punonjësit e ADZM dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll. 

Zjarri ndodhet jashtë shtëpive të banimit, por rrezikon kurorën e gjelbër të Velipojës e cila është shpallur zonë e mbrojtur. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga zjarri i cili duket i përmasave të mëdha ndërsa përhapja e tij favorizohet edhe nga era e fortë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës