Opozita bllokon komisionin/ Voda: Turp t'u vijë! Bylykbashi: Dil jashtë/ VIDEO e sherrit

TIRANE-Opozita ka vijuar edhe sot strategjinë për bllokimin e komisioneve parlamentare. Grupi i PD ishte sot i gjithë te n/ komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohej për të zhdukurit. Deputeti i PD, Alibeaj u shpreh se nuk ka vend më të mirë për të diskutuar çështje kaq shumë të rëndësishme.

Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një cështje kaq të rëndësishme, nën komisioni i të Drejtave të Njeriut për të diskutuar cështjen më të rëndësishme. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur? Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11:00 ta keni gjetur këtë person. Çfarë po diskutojmë ne sot? Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij parlamenti, qytetarëve. Kjo është cështja që duhet të diskutojmë

Deputeti i PD, Alibeaj

Por Vasilika Hysi reagoi duke thënë se sot kemi mbi 5 mijë persona të zhdukur dhe kjo duhet të ishte kauza juaj.

Unë mendova që kjo temë do ju interesonte. Ne kemi mbi 5 mijë persona që nuk dihet ku prehen. Kjo duhet të ishte kauza juaj.

Vasilika Hysi

Fatmir Xhafaj e ktheu parlamentin në strehë të gjithë kriminelëve të dënuar për trafik droge

Oerd Bylykbashi

Më pas, Hysi ia dha fjalën zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë;

T'u vijë turp që nuk flisni për rendin e ditës.

Rovena Voda

Kaq mjaftoi që situata të precipitonte, pasi të gjithë deputetët e grupit të PD reaguan në bllok duke i kërkuar që të dalë jashtë. Voda nuk pranoi, ndërsa opozita nuk hoqi dorë nga kërkesa. Në këtë situata, Hysi vendosi që të ndërpriste punimet. Opozita edhe dje bllokoi punimet normale në komisionet e Kuvendit duke kerkuar largimin e ministrit Xhafaj. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 16/05/2018 12:19

    Qe te shpetojne,populli,politika,Shqiperia;sa me pare te arrestohet ujkonja plake e pa dhembe sali krineli.

    Përgjigju
  • Monika: 16/05/2018 11:06

    Ne p.d.,jane mbledhur gjithe funderrinat e ketij vendi, gjithe plehrat,gjithe hajdutet,gjithe kriminelet,gjithe kurvat, gjithe gojeshthururit e ketij vendi !

    Përgjigju
  • ujku plak: 16/05/2018 11:03

    Dhe pak.. E zgjedhjet prap do vine... Jo se keta qe qeverisin , Jan engjuj, po para djallit me shum e shum emra jan me mire.. Dhe ato pak vota, dhe ate pak shprese qe kishin Jeta vet po e vrasin. Mos harrosh lulzim : u ngritem dikure me moton : e duam shqiperine si gjith Europa, e jo e duam shqiperine , sic e do Russia. ..... .

    Përgjigju
  • Agimi: 16/05/2018 10:48

    Ptu rrace e felliqur,njerez ordiner e te paskrupullt,kjo opozite per te zezen e vet,nuk ka njeri ne kete vend qe ti jape vote Monikes,Lulit,Berishes,Salianjit,Alibeajt,Nokes,Nard Ndokes&CO

    Përgjigju
  • Diana: 16/05/2018 10:46

    Opozita me pa moral e dinjitet qe ka pasur ky vend.

    Përgjigju
  • Donela: 16/05/2018 10:44

    Si nuk ju ha nje mortje ju plehra te PD-LSI,ti taleban i ndyre qe mbete si gojehale cdo dite ja shpifet ketij populli me genjeshtrat,prapaskenat e ndyra tuaja jane nje turp i madh per ju e pesofshi ku tju dhembi me shume.

    Përgjigju
  • Tini: 16/05/2018 10:38

    Ku jeni or deputet te mazhorances . Gojen te mbyllur e keni , dge prisni tju jap urdher Rama per tju pergjigjur nje mashtruesi si Alibeja ?. Jepni direheqe se ju nuk perfaqesoni socislistet qe jane shumica e ekektiratit shqiptar . Turp qe rrini si kukuth para nje perfaqesuesi te PD se krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës